Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Zjarrfikësit po luftojnë me zjarre të shumta në të gjithë Francën jugore, të favorizuara nga erërat e forta dhe kushtet e krijuara pas valës së të nxehtit në Evropë. Autoritetet vendase kanë bërë të ditur se tre zjarre të ndara kanë shkrumbuar mijëra hektarë sipërfaqe tokash me bimësi.
Flakët më të mëdha u ndezën pranë kufirit me Spanjën, ku janë djegur rreth 900 hektarë. Erërat e fuqishme po pengojnë përpjekjet e qindra zjarrfikësve të vendosur në terren.
Fatmirësisht, nga zjarri nuk ka pasur dëme në njerëz, pasi sipas autoriteteve numri i vdekjeve të shkaktuara nga i nxehti ka shkuar në rreth 1000. Organizata Botërore Meteorologjike kishte paralajmëruar javën e kaluar se temperaturat rekord në të gjithë pjesën perëndimore të kontinentit për më shumë se një javë do të rrisnin ndjeshëm rrezikun e zjarreve në pyje.
Gjithashtu, në Shtetet e Bashkuara, në zonën lindore temperaturat rekord kanë vënë nën paralajmërim miliona njerëz. Nxehtësia ekstreme pritet ta çojë termometrin në 46 gradë Celsius gjatë fundjavës, kur amerikanët festojnë 250-vjetorin e Pavarësisë.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)