Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Qeveria franceze ka ngrirë për gjashtë muaj pasuritë e komentatores ruse Xenia Fedorova, e akuzuar se ka përhapur propagandën e Kremlinit në mediat franceze. Vendimi është bërë publik përmes një dekreti të botuar këtë mëngjes në Gazetën Zyrtare.
Sipas Ministrisë franceze të Ekonomisë, masa, e cila hyn në fuqi që nga sot, është marrë në zbatim të ligjit të 25 korrikut 2024, që synon parandalimin e akteve të ndërhyrjes kundër Francës. Autoritetet kanë bërë të ditur se ngrirja e pasurive mund të zgjatet nëse shihet e nevojshme, përmes publikimit të një dekreti të ri.
Në një reagim në rrjetin social X, Fedorova e cilësoi vendimin si “një formë krejtësisht të paprecedentë presioni politik, me një qëllim të vetëm: censurimin e opinioneve që nuk përputhen me narrativën zyrtare”.
Ajo tha se avokatët e saj do ta kundërshtojnë vendimin në gjykatë, ndërsa akuzoi autoritetet franceze për një “rusofobi të deklaruar hapur”.
“Ata që gëzohen për këtë vendim nuk janë largpamës. Sot më ndodh mua, por nesër mund t’i ndodhë kujtdo që guxon të shprehet jashtë mendimit të vetëm”, shkroi Fedorova në reagimin e saj.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)