play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Uncategorized

Fjalori i Kembrixh zgjedh fjalën e vitit 2025

today19/11/2025

Background

Cambridge Dictionary ka shpallur fjalën e vitit 2025: “parasocial”, që përshkruan lidhjet e njëanshme që njerëzit krijojnë me të famshmit, influencerë apo figura publike që nuk i njohin personalisht. Këto marrëdhënie mund të krijojnë ndjenja besimi, afërsie dhe besnikërie, edhe pse janë plotësisht të njëanshme.

Psikologët thonë se fenomeni i marrëdhënieve parasociale ka ndryshuar mënyrën se si perceptohet fama dhe adhurimi, duke bërë që disa njerëz t’i vlerësojnë këto lidhje më shumë sesa ato me miqtë apo familjen.

Një shembull i qartë ishte reagimi i fansave ndaj fejesës së këngëtares Taylor Swift me futbollistin Travis Kelce: shumë njerëz ndjenë një lidhje emocionale me ta, pa i takuar kurrë. Studime të fundit tregojnë se marrëdhëniet parasociale me krijues përmbajtjesh në internet, si YouTubers, vlerësohen ndonjëherë më shumë sesa marrëdhëniet me njohës ose kolegë realë.

Termi “parasocial” daton që nga viti 1956, kur dy sociologë të Universitetit të Çikagos vunë re se shikuesit e televizionit zhvillonin marrëdhënie të ngjashme me ato që kishin me familjen dhe miqtë. Sot, fenomeni po rritet me ndikuesit online dhe mjetet e inteligjencës artificiale, si ChatGPT, që shumë njerëz i trajtojnë si “shokë”. Psikologët paralajmërojnë se këto marrëdhënie mund të krijojnë pritshmëri të paarsyeshme, krahasime sociale të dëmshme dhe ndikim emocional të tepruar, sidomos te të rinjtë.

Colin McIntosh nga Cambridge Dictionary theksoi se termi, dikur akademik, është bërë tashmë pjesë e gjuhës së përditshme dhe interesi për të ka shënuar rritje të madhe. Simone Schnall, profesore e psikologjisë sociale, shtoi se njerëzit shpesh e shohin figurën publike si mik, familjar apo autoritet, duke krijuar një ndjenjë besimi dhe lidhjeje që është e plotësisht njëanshme.

Përveç “parasocial”, këtë vit janë shtuar në fjalor edhe fjalë të tjera të reja, si: delulu (nga delusional), skibidi, tradwife (gruaja tradicionale), slop (përmbajtje e dobët në internet, shpesh e krijuar nga AI) dhe memeify (transformimi i një ngjarjeje, imazhi ose personi në meme virale).

Në thelb, “parasocial” reflekton një fenomen të epokës digjitale, ku lidhjet emocionale me figura publike dhe teknologjinë po bëhen gjithnjë e më të zakonshme, por shpesh me rreziqe për shëndetin emocional dhe perceptimin e realitetit.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *