Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today30/05/2022
Grupi ukrainas “Kalush Orchestra”, i cili mori fitoren e Eurovisionit 2022 ka shitur trofeun në një ankand bamirësie për 900 mijë dollarë.
Paratë e kupës do t’i përdorin për të blerë tre dronë për Forcat e Armatosura të Ukrainës. Kjo do të ndihmojë ushtrinë ukrainase në përballjen me forcat ruse.
“Ne kemi planifikuar të nxjerrim kupën tonë në ankand dhe t’i dhurojmë të gjitha paratë për një fond bamirësie që ndihmon Forcat e Armatosura dhe Ukrainën. Shikoni, shumë njerëz tashmë po dhurojnë nga jashtë dhe ndoshta shumë të tjerë do të dëshironin për të dhuruar. Dhe kjo, sipas mendimit tonë, do të jetë gjëja që i motivon ata. Mendojmë se do të jetë e dobishme për Ukrainën,” tha lideri i grupit, reperi Oleh Psiuk kur njoftoi se vendosën të shesin kupën.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)