play_arrow

keyboard_arrow_right

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Sociale

Familjet në Ndroq hyjnë në shtëpitë e reja!

today17/05/2022

Background
share close

Në kuadër të Programit të Rindërtimit lagja e re në Ndroq hap dyert për dhjetëra familje, të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit.

Në lagjen e re të Ndroqit janë ndërtuar 74 shtëpi të reja individuale. Së shpejti është planifikuar të përfundojë qendra e re shëndetësore, si dhe kopshti e çerdhja për fëmijët e zonës, duke kompletuar kështu një lagje të mirë-organizuar me infrastrukturë moderne, e cila plotëson të gjitha standardet dhe nevojat e këtij komuniteti. Kryeministri Edi Rama ishte sot mes banorëve të Ndroqit për t’u uruar hyrjen në shtëpinë e re.

“Nuk i keni asnjë detyrim askujt, nuk keni asnjë qindarkë për të paguar mbrapsht, keni vetëm detyrimin që këto oborre t’i gjelbëroni, t’i lulëzoni dhe mundësisht të mos ziheni për ku mbaron pjesa ime ku fillon pjesa jote. Se i pashë pak këto që janë midis shtëpive dhe s’kanë gardh këtu. Po nuk u zutë për gardhin dhe po e mbajtët gjelbërimin si pronë të përbashkët do i bëni një nder shumë të madh fëmijëve tuaj sepse këto janë hapësira që mund të bëhen bahçe fantastike ku natyrisht mund të mbillni akoma më shumë pemë, edhe pemë frutore edhe pastaj mund t’i ndani kokërr më kokërr, ca të kuqe, ca blu sipas partive që keni këtu.

Familjet në Ndroq hyjnë në shtëpitë e reja. Rama tregon

I dhashë dorën një demokrati aty dhe ishte shumë i mërzitur se mendonte, “shtëpinë e mora, por partia më iku”. Epo tani, ne shtëpinë kishim për detyrë dhe shtëpinë ta dhamë siç ta kishim premtuar falas, që ta gëzosh bashkë me fëmijët e tu. Partinë nuk e kishim për detyrë të ta mirëmbanim edhe shih e bëj tani për parti, shih mos gjen ndonjë parti tjetër, po s’gjete ne derën hapur e kemi edhe kemi dhënë dhe prova që demokratët i mbajmë mirë kur vijnë tek ne se iu japim edhe nga dy e nga tre shtëpi, se kur janë më shumë sesa një kurorë siç ishte kryetari i PD-së diku në një njësi në Farkë që ishin katër kurora nën një shtëpi, shtëpia u prish nga tërmeti dhe morën 4 shtëpi. Natyrisht i ndërtoi qeveria socialiste”, u shpreh Rama.

https://www.facebook.com/ediramaal/videos/1058723294724277

Written by: Sasha Ndreka

Rate it

Previous post

Sociale

Tori Spelling: Pse nuk e lashë burrin pavarësisht tradhtive të tij

Tori Spelling dhe burri i saj nuk kanë pasur një martesë të lehtë. Edhe pse kanë shumë vite bashkë nuk e kanë pasur të lehtë, sidomos ajo. Pas gjithë ulje-ngritjeve në marrëdhënien e tyre dhe tradhtive prej varësisë nga seksi, Tori Spelling dhe Dean Dermott janë bashkë. Historia e tyre nisi në xhirimet e filmit Mind Over Murder. Ishte një dashuri me shikim të parë. Në atë kohë ai kishte […]

today17/05/2022

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


0%