play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Sociale

Eurostat: Vdekshmëria foshnjore në Shqipëri, më e larta në rajon

today24/05/2022

Background
share close

Leje Lindje Bebe

Vdekshmëria foshnjore është përkeqësuar ndjeshëm vitet e fundit në vendin tone edhe pse mirëqenia është rritur dhe varfëria është ulur, cka logjikisht duhet të kishte ndikuar në uljen e fenomenit, mirëpo ka ndodhur e kundërta.

Eurostat në një raport përmbledhes për Ballkanin Përëndimor dhe Turqinë vërejti se, Shqipëria e kishte vdekshmërine foshnjore 10.3 për 1000 lindje të gjalla, fenomen, i cili mbeti i lartë edhe më 2020 me 10 foshnje për 1000 lindje. Kjo normë ishte më shumë se dyfishi i mesatares rajonale, raportoi Eurostat.

Pas Shqipërisë Kosova renditet me normën më të lartë në Rajon me 8.7 foshnje të vdekura për 100 lindje, Maqedonia e Veriut me 5.6, Serbia me 4.8 dhe Mali i Zi me 2.4 (shih grafikun bashkëngjitur). Në BE norma mesatare e vdekshmërisë foshnjore për vitin 2019 ishte 3.4.

Tre vitet e fundit, Shqipëria përmbysi përpjekjet e tre dekadave, kur vdekshmëria e foshnjave nën një vjeç rinisi rritjen e mprehtë. Të dhënat zyrtare tregojnë se në shkallë vendi, në vitin 2020 humbën jetën 281 foshnja deri në 1 vjeç, ndërsa në vitin paraardhës 293 foshnja, niveli më i lartë që nga viti 2012. Rritja e fenomenit për të dytin vit ndodhi në një kohë që lindjet ranë me shpejtësi. Në vitin 2019, Shqipëria e kishte vdekshmërinë foshnjore gati sa dyfishi i rajonit, dhe më e larta në Europë. Treguesi ndonëse me rënie të lehtë mbeti i lartë edhe për vitin 2020.

 

 

Publikimet e iNSTAT tregojnë se, gjatë vitit 2020 fatalitetet në moshat 0-1 vjeç u rritën ndjeshëm në qarqet e Gjirokastrës, Korçës, Lezhës, Elbasanit dhe Vlorës, në raport me vitin paraardhës, nga 9 – 100 % sipas qarqeve. Ekspertët e shëndetit publik në vend, shpjegojnë se, Shqipëria, që nga fillimi i viteve 1990, e kishte përmirësuar dukshëm e vdekshmërinë në 1 vjeç.

Rikthimi i fenomenit në qarqe, sipas tyre, tregon se, sistemi shëndetësor sidomos në kujdesin neonatal po përballet me dobësi në asistencën që jepet për foshnjën në 28 ditët e para të jetës. Edhe të dhënat zyrtare, në fakt, tregojnë pikërisht këtë dobësi, pasi numri më i lartë i fataliteteve u faturohet ndërlikimeve në barrë, në lindje, gjatë dhe pas lindjes. Më 2019, nga kjo anomali humbën betejën me jetën 42 bebe më shumë se në vitin 2018. Fatalitetet nga sëmundjet respiratore shënuan rritje me 400% në raport me 2018.

Ekspertët e shëndetit publik pohojnë si shkaktarë mungesën e pajisjeve mjekësore dhe mjekëve, veçanërisht në qarqe. Ministria e Shëndetësisë, e cila grumbullon të dhënat në kohë reale për lindjet dhe fatalitetet e foshnjave, nuk komentoi mbi fenomenin, duke ia kaluar këtë përgjegjësi institutit të Shëndetit Publik (ISHP).

Burimet nga stafet e materniteve pohojnë se ka mungesa në specialitete neonatale dhe pajisje.

Neonatologjia është një degë e pediatrisë që trajton shëndetin e foshnjave në 28 ditët e para të jetës. Duke pasur fokus specifik dhe për një periudhë të shkurtër jetën e bebes, mjekët pediatër nuk preferojnë të specializohen në këtë drejtim. Ata e shohin më të udhës të punojnë si pediatër i përgjithshëm, pasi do të mbulojnë problemet shëndetësore për fëmijë deri në 14 vjeç, ndryshe nga neonatologët të cilët duhet të specifikohen për bebet njëmuajshe.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *