play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Bota

Europa përvëlohet nga temperaturat ekstreme, Austria regjistron ditën më të nxehtë në histori

today04/08/2026

Background
share close

Austria ka regjistruar temperaturën më të lartë në historinë e saj, pasi termometri arriti në 40.8°C të dielën në stacionin meteorologjik Vjenë-Stammersdorf. Sipas shërbimit meteorologjik GeoSphere Austria, kjo temperaturë ka thyer rekordin e mëparshëm kombëtar prej 40.5°C, i vendosur më 8 gusht 2013 në stacionin Bad Deutsch-Altenburg, në lindje të vendit.

Rekordi i ri vjen pas një periudhe të pazakontë me temperatura ekstreme dhe thatësirë të theksuar në Austri. Muaji korrik u karakterizua nga nxehtësi rekord, mungesë e reshjeve dhe një deficit që në disa zona ka arritur deri në 90% krahasuar me nivelet normale.

Ndikimet e valës së të nxehtit janë vërejtur edhe në bujqësi. Sipas meteorologëve, kajsitë këtë vit kanë nisur të piqen rreth 20 ditë më herët se mesatarja e regjistruar gjatë periudhës 1961-1991, një tjetër tregues i ndryshimeve në ciklet natyrore të shkaktuara nga ngrohja globale.

“Nuk është thjesht nxehtësi, ky mot është një katastrofë”, tha për AFP Nasser Dis, një pronar restoranti 60-vjeçar në Vjenë, duke treguar se temperaturat e larta kanë ndikuar edhe në jetën e përditshme dhe aktivitetet e bizneseve.
Austria kishte përjetuar gjithashtu gjatë kësaj vere valën më të fortë të të nxehtit të regjistruar ndonjëherë për muajin qershor, me temperatura që tejkaluan rekordet e mëparshme me një mesatare prej 1.4°C. Shkencëtarët paralajmërojnë se rritja e temperaturave ekstreme lidhet me ndryshimet klimatike të shkaktuara nga emetimet e gazrave serrë. Sipas tyre, ngrohja globale po rrit jo vetëm shpeshtësinë, por edhe intensitetin e valëve të të nxehtit dhe fenomeneve të tjera ekstreme të motit.

 

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *