play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Shëndetësi

Ëndrrat dhe kohëzgjatja e gjumit paralajmërojnë nëse do vuani “plakjen e trurit”

today22/09/2022

Background
share close

Zakonet tuaja të gjumit mund të parashikojnë se sa gjasa ka që të vuani nga demencia. Sipas shkencëtarëve, edhe ëndrrat janë tregues të shëndetit të trurit. Ekspertët e gjumit nga Kina dhe Suedia thonë se koha kur njerëzit e moshuar shkojnë të flenë dhe sasia e kohës që ata flenë mund të tregojë se sa është rreziku i prekjes nga demencia.

Demencia është një gjendje që i referohet një grupi çrregullimesh vdekjeprurëse që ndikojnë në funksionimin e trurit siç është kujtesa, gjuha dhe aftësinë për të zgjidhur probleme.

Ekzistojnë shumë forma të gjendjes dobësuese ku më e zakonshmja është sëmundja e Alzheimerit e cila është një nga shkaqet kryesore të vdekjeve dhe rreth 55 milionë njerëz në botë jetojnë aktualisht në këtë gjendje.

Sipas artikullit të botuar në “The Sun”, është zbuluar se rreziku i prekjes nga demencia është 69% më i lartë te personat që flenë për më shumë se 8 orë gjumë në ditë. Gjithashtu zhvillimi i kësaj gjendje fatale ka rezultuar dy herë më i lartë te ata që shkojë të flenë para orës 9 apo 10 të darkës.

Studimi u realizua nga shkencëtarë që ndoqën zakonet e gjumit dhe rastet e demencës në mesin e 2000 burrave dhe grave të përzgjedhura për katër vjet.

Studiuesit nuk  japin përgjigje se pse rreziku i prekjes nga demencias është më i lartë te njerëzit që fle më herët dhe më shumë orë.

Megjithatë është zbuluar se ndryshimet në ciklet e gjumit janë tipare të zakonshme të demencias dhe ka të gjarë të lidhen me rrugët e ndërprera të trurit që rregullojnë ciklet gjumë-zgjim.

Sipas studimeve të bëra njerëzit në moshën e mesme (35-64)  të cilët përjetojnë shpesh makthe gjatë gjumit, kanë më shumë gjasa të preken nga demencia, po ashtu personat mbi moshën 79-vjeçare janë dy herë më të rrezikuar nga kjo sëmundje. Makthet mund të bëhen më të shpeshta vite para se demencia të ndodhë. Fakt interesant është se meshkujt rrezikojnë më shumë të preken nga kjo sëmundje.

“Edhe pse mbetet ende shumë punë për të bërë, ne besojmë se ëndrrat e këqija mund të jenë një mënyrë e dobishme për të identifikuar individët të cilët janë më të rrezikuar ndaj sëmundjes së demencias si dhe për të ndihmuar në zhvillimin e strategjive për të ngadalësuar zhvillimin e zëmundjes”, tha Dr. Abidemi Otaiku.

Gjithashtu rreziku i zhvillimit të sëmundjes së Alzheimer është thuajse dy herë më i lartë te personat e moshuar që kanë kaluar Covidin.

Written by: Sasha Ndreka

Rate it

Previous post

Sport

“Dorëzohet” Reja, Kombëtarja do t’i rikthehet skemës me katër mbrojtës. Ja si luajnë kuqezinjtë në Izrael

Kuqezinjtë kanë zh villuar seancën e radhës stërvitore në Durrës, në kuadër të Ligës së Kombeve. Shqipëria do të sfidojë Izraelin, në ndeshjen që do të luhet ditën e shtunë në orën 20:45, teksa ekipi i Edi Rejës do të mbyllë sot përgatitjet, për t’u nisur nesër në mëngjes drejt Tel Avivit Në seancën e djeshme grupi ka qenë i plotë, teksa lajmi i mirë është rikthimi me pjesën tjetër […]

today22/09/2022

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


0%