play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Bota

Elon Musk: Italia po zhduket

today13/11/2025

Background

Një postim me pak fjalë, por që ka bërë xhiron e botës. Elon Musk shkroi në X, “Italia po zhduket”, duke komentuar të dhënat më të fundit mbi lindshmërinë në vend. Brenda pak orësh, mesazhi grumbulloi miliona shikime dhe mijëra komente, duke ndezur një debat mes analistëve, gazetarëve dhe politikanëve.

Tweet-i ishte përgjigje ndaj një postimi që tregonte se në vitin 2024 lindjet në Itali kanë rënë në 370 mijë, me një normë mesatare të fertilitetit prej 1,13 fëmijë për grua. Musk, i njohur për alarmet e tij mbi krizën demografike në shoqëritë perëndimore, e ktheu një të dhënë statistikore në një paralajmërim global, siç kishte bërë edhe vitet e kaluara: në vitin 2022 kishte shkruar se “nëse tendenca vazhdon, nuk do të ketë më italianë”, ndërsa në vitin 2023 e kishte përsëritur me një “Italia po zhduket! të thatë.

Gjatë pjesëmarrjes në festivalin politik Atreju në Romë, ai kishte shtuar: “Qytetërimet nuk vdesin nga luftërat, por kur ndalojnë së linduri fëmijë”. Për Musk, lindshmëria është çelësi për mbijetesën e një qytetërimi: pa gjenerata të reja nuk ka inovacion, ekonomi dhe as të ardhme.

Shifra që konfirmojnë rënien

Të dhënat e Istat-it konfirmojnë një rënie të vazhdueshme të popullsisë. Më 30 qershor 2025 banorët ishin rreth 58,9 milionë, në ulje krahasuar me fillimin e vitit. Një tendencë që pasqyron një problem real, ndonëse kompleks, pas alarmit të ngritur nga miliarderi.

Tweet-i ka ndezur një debat të fortë: disa flasin për retorikë të tepruar, të tjerë pranojnë se fjalët e Musk, ndonëse të ashpra, nxjerrin në pah një realitet të vështirë për t’u injoruar.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *