play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Ekonomi

Efekti i sezonit veror, depozitat u shtuan me 61 miliardë lekë për tremujorin e tretë

today31/10/2025

Background
share close

Depozitat u rritën më tej në muajin shtator. Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, depozitat e përfshira në përkufizimin e parasë së gjerë në fund të shtatorit arritën vlerën e 1.45 trilionë lekëve, me një zgjerim të mëtejshëm prej pothuajse 13 miliardë lekësh krahasuar me muajin gusht.

Depozitat vazhdojnë të rriten me bazë vjetore, me 8.8% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Tremujori i tretë është periudha e vitit që historikisht sjell rritjen më të lartë të depozitave në sezonin bankar. Rritja është e lidhur kryesisht me sezonin veror dhe me efektin e prurjeve nga turizmi dhe, pjesërisht, edhe nga remitancat.

Në përgjithësi, konkurrenca për tërheqjen e depozitave shoqërohet edhe me norma më të larta interesi të ofruara nga bankat gjatë kësaj periudhe. Gjatë tremujorit të tretë, depozitat bankare u rritën me më shumë se 61 miliardë lekë, shumë kjo që përfaqëson më shumë se gjysmën e rritjes së 12 muajve të fundit, me rreth 116 miliardë lekë gjithsej.

Rritja e depozitave në Lekë po mbështetet sidomos në segmentin e bizneseve. Depozitat e bizneseve në monedhën vendase janë rritur me gati 20% krahasuar me një vit më parë.

Ndërkohë, depozitat e individëve gjithashtu vazhdojnë të shfaqin një tendencë pozitive, me 13.5% më shumë krahasuar me shtatorin e vitit të kaluar.

Depozitat në valutë vazhdojnë të ndikohen negativisht nga efekti i kursit të këmbimit, por këtë vit efekti i kursit është ndjeshëm më i ngadaltë krahasuar me dy vitet e mëparshme. Aktualisht, kursi i këmbimit Euro-Lek paraqitet në rënie me afërsisht 2% krahasuar me një vit më parë.

Megjithatë, duhet thënë se rritja e depozitave në valutë është përshpejtuar ndjeshëm gjatë muajve të verës. Gjatë tremujorit të tretë, depozitat në valutë të huaj janë zgjeruar me 4.8%, për shumën ekuivalente të 35 miliardë lekëve.

Depozitat në Euro, që përbëjnë edhe pjesën dërrmuese të depozitave në valutë të huaj, në fund të shtatorit arritën vlerën e 8.63 miliardë eurove, duke shënuar vlerën më të lartë historike. Me bazë vjetore, depozitat në Euro janë rritur me 7.1%, ndërsa krahasuar me tremujorin e dytë ato janë rritur me 6.2%.

Rritja e depozitave në Euro po mbështetet sidomos në segmentin e individëve. Kursimet e individëve në monedhën europiane janë zgjeruar me 9.8% krahasuar me një vit më parë.

Rritja e depozitave po mbështet ruajtjen e niveleve të larta të likuiditetit në tregun financiar. Kredia për sektorin privat është në rritje vjetore dyshifrore, ndërsa tregu i titujve qeveritarë vazhdon të karakterizohet nga yield-e të ulëta dhe marzhe mbi normën bazë të interesit në minimumet historike. /Monitor.al/

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *