Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Ato që njiheshin si vendet më të freskëta të Europës, si Gjermania, Zvicra dhe Holanda, po digjen nga vapa përvëluese e paprecedentë që po thyen rekorde historike. Për shkak të fenomenit atmosferik që po njihet si “Blloku Omega”, temperaturat kanë kapërcyer 40 gradë Celsius. Gjermania pritet të shënojë vlerën rekord prej 41 gradësh. Zvicra arriti në 38 gradë në Bazel, ndërsa Holanda ka shpallur për herë të parë alarmin e kuq nga vapa.
I nxehti ekstrem po shënon një numër shumë të lartë vdekjesh për një kohë të shkurtër. Spanja kryeson bilancin tragjik me të paktën 212 të vdekur në katër ditë, e pasuar nga Franca me 48 viktima dhe Gjermania me mbi 20 humbje jete, kryesisht nga mbytjet në përpjekje për t’u freskuar.
Shkencëtarët besojnë se ky fenomen, i cili bllokon ajrin përvëlues afrikan mbi kontinent, mban vulën e krizës klimatike dhe do të ishte “praktikisht i pamundur” 50 vite më parë. Sipas meteorologëve, ky makth i nxehtësisë pritet të zgjasë të paktën deri në fillim të javës së ardhshme.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)