Një gruaje iu kërkua të zbriste nga avioni pasi hoqi maskën për të pirë ujë.
Medora Clai Reading, me prejardhje nga Florida në SHBA, mori masa kundër Southwest Airlines Co duke e paditur atë 8.8 milionë euro.
68-vjeçarja deklaroi se një stjuardesë “armiqësore” i kërkoi të mbante maskën vënë pavarësisht problemeve shëndetësore. Këtu përfshiheshin problemet me zemrën dhe sheqeri i ulët në gjak që kërkonin hidratim të shtuar.
Southwest nuk kishte asnjë koment të menjëhershëm, por ende nuk e kishte shqyrtuar ankesën.
Administrata Federale e Aviacionit tha se ekuipazhet e linjave ajrore në 2021 paraqitën 5.981 raporte të pasagjerëve të padisiplinuar, duke përfshirë 4.290 incidente të lidhura me maskat.
Sipas gruas stjuardesa e urdhëroi të largohej nga fluturimi pavarësisht se ajo i kishte treguar kartelën shëndetësore duke justifikuar pirjen e ujit. Reading pretendon se një pilot i cili nuk e kishte maskën qeshi me tallje ndërsa ajo largohej e përlotur.
Kristina Heuser, avokatja e saj, shtoi se një “aeroplan plot me dëshmitarë” e pa takimin dhe disa mund ta kenë incizuar atë.
Heuser e quajti sjelljen e Southëest “armiqësore dhe abuzive”. Padia e Reading pretendon shkelje të Aktit federal të Qasjes së Transportuesit Ajror dhe ligjeve të ndryshme të të drejtave civile.
Post comments (0)