play_arrow

keyboard_arrow_right

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Club Goes To Hollywood

Dua Lipa,së shpejti një koncert në Tiranë!

today04/02/2022

Background
share close

Së fundi, e përditshmja britanike  “The Guardian” publikoi një artikull të gjatë dhe promovues për turizmin e Shqipërisë.Duke e konsideruar vendin tone si një nga destinacionet që britanikët ia vlen të vizitojnë kete vit, gazeta britanike   shkroi ndër të tjera se  Tirana, do të jetë mikpritëse e koncerteve të artisteve shqiptare me famë botërore si Rita Ora dhe Dua Lipa. Kjo e fundit ka publikuar një video të shkurtër ku lajmëron ardhjen e saj per  një koncert ne kryeqytetin shqiptar.

 “Jam shumë e lumtur të jem pjesë e festës tuaj të madhe që do të zgjasë  gjithë vitin në Tiranë, Kryeqyteti Evropian i Rinisë. Tirana mban një vend special në zemrën time, jo vetëm prej rrënjëve të mia shqiptare, por gjithashtu dhe për atmosferën pozitive dhe energjinë e mrekullueshme. Tirana është si një shtëpi për mua dhe dua që e gjithë bota ta dijë. Kjo është një mundësi e mirë për t’i treguar Evropës talentin dhe potencialin e rinisë shqiptare. Paçi fat me organizimin e mbi 1000 aktiviteteve në Tiranë dhe jam e sigurt që secila prej tyre do jetë një sukses. Mezi pres të jem aty-thotë Dua ndër të tjera në video. 26-vjeçarja  ka mbajtur për herë të fundit koncert në Shqipëri në gushtin e vitit 2016-ës, ndërsa në Kosovë në gushtin e vitit 2018 – në kuadër të festivalit “Sunny Hill”.

Written by: Sasha Ndreka

Rate it

Previous post

Aktualitet

Gjykata dënon ish-ministrin Tahiri me 3 vjet e 4 muaj burg

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka dhënë vendimin për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahirin. Gjykata lë në fuqi vendimin e shkallës parë, me ndryshimin që Tahiri do të vuaj në burg dënimin me 5 vite heqje lirie. Për shkak të uljes së dënimi, Tahiri do të kalojë në burg 3 vite e 4 muaj. SPAK kërkoi 12 vite burg për Tahirin dhe ish-drejtorin e policisë […]

today04/02/2022

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


0%