play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Bota

Deputeti që pritet të bëhet kryeministër i Britanisë së Madhe

today29/06/2026

Background

Andy Burnham, kryeministri i ardhshëm i Britanisë, u zotua të se do të krijojë një model të ri zhvillimi ekonomik, ku vendimmarrja të mos diktohet më nga qendra, por të ndërtohet nga komunitetet lokale.

Ai premtoi investime në strehim social, rilindje industriale, reforma në shërbimet publike dhe mbështetje më të madhe për ekonomitë rajonale, duke respektuar njeekohësisht rregullat fiskale ekzistuese.

Në qendër të planit të tij është krijimi i një strukture të re të quajtur “Number 10 North”, me seli në Mançester, e cila do të koordinojë politikat për zhvillimin rajonal, strehimin, industrinë dhe shërbimet publike.

“Ndryshimi do të jetë transformimi më i madh në jetën tonë në mënyrën se si qeveriset vendi. Do të krijojmë një shtet më efikas, me një mision të qartë për të fuqizuar të gjitha rajonet e Britanisë. Ky transformim do të drejtohet nga zyra e Kryeministrit përmes një operacioni të zgjeruar me bazë këtu, në Mançester”, tha Burnham.

Burnham shtoi  se misioni i tij synon rritjen e standardit të jetesës, uljen e kostos së jetesës dhe krijimin e një ekonomie më të balancuar, duke e bërë zhvillimin të arritshëm për çdo rajon të Britanisë.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *