Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Jennifer Lopez, e ka prezantuar marken e re të pijeve alkoolike të krijuar sipas shijeve të saj personale.
53-vjeçarja, e paralajmëroi prezantimin e markes “Delola Spritz” përmes postimit të një videoje të gjatë në Instagram.
“Jam krenare ta ndaj më ju marken time.”Delola”, një koleksion i imi i ri dhe unik i pijeve alkoolike, që janë gati për t’u shijuar nga të gjithë ju.
Emri i markes vjen nga pseudonimi im, Lola.
Kështu më quajnë miqtë dhe të afërmit kur ndihem lozonjare dhe e lirë”, dëgjohet duke thënë Lopez në videon promovuese.
Sipas këngëtares këto pije nuk kanë gluten dhe ëmbëlsues artificial, si dhe përmbajnë sasi të njëjtë të alkoolit si një gotë verë.
Deri tani janë krijuar tri lloje të pijes, “Bella Berry Spritz”, e cila përmban vodka, manaferra dhe hibiscus, “Paloma Rosa Spritz”, e krijuar me tekila dhe ‘grapefruit’, si dhe “L’Orange Spritz” e cila përmban liker “Amaro”, portokall dhe frut pasioni.

Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)