play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Rajoni

Danimarka humb betejën me grekët për djathin “feta”

today14/07/2022

Background
share close

The Most Popular Greek Cheeses - Passion for Greece

Danimarka ka humbur betejën ligjore për djathin. Termi “feta” do të përdoret tani vetëm në Greqi. Vendimi është marrë nga gjykata e Drejtësisë së Bashkimit Evropian.

Termi “feta” u  regjistrua si emërtim i mbrojtur i origjinës (PDO) në vitin 2002. Që atëherë, “feta” mund të përdoret vetëm për djathin e prodhuar në zonën e përcaktuar gjeografike të Greqisë dhe që plotëson specifikimet përkatëse të produktit.

Në kontekstin e procedurës aktuale të shkeljes nga një shtet anëtar, Komisioni Evropian, i mbështetur nga Greqia dhe Qiproja, pretendoi se Danimarka ka shkelur detyrimet e saj sipas Rregullores 1151/2012 duke dështuar në marrjen e masave për të parandaluar ose ndaluar përdorimin e emrit ‘feta’. Për djathin e prodhuar në Danimarkë, por i destinuar për eksport në vendet e treta.

Danimarka kundërshtoi, nga ana e saj , se Rregullorja 1151/2012ai zbatohet vetëm për produktet e shitura brenda Bashkimit dhe nuk mbulon eksportet drejt vendeve të treta. Pra, pranon se asnjëherë nuk ka marrë masa për të parandaluar ose për t’i dhënë fund përdorimit të termit “feta” nga prodhuesit vendas në rastet kur produktet e tyre synohen të eksportohen në vende të treta,përfshirë vendet jashtë BE-së.

Ndërsa, sipas vendimit të gjykatës Danimarka nuk do të mund të përdorë termin “feta” për djathrat që eksporton në vendet jashtë BE-së.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *