play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Club Goes To Hollywood

“Courage World” anulohet. Celine Dion ka nevojë për pushim!

today17/01/2022

Background
share close

Celine Dion ka marrë një pushim të detyrueshëm, ndersa po shërohet nga një problem
shëndetësor.Fituesja pesë herë e çmimit Grammy, anuloi pjesën e mbetur të turneut të
saj Amerikës së Veriut “Courage World”, i cili ishte planifikuar për 9 mars deri më 22
prill.Në një deklaratë të bërë ne faqen e saj zyrtare vunë në dukje se ajo po trajtohet
për “spazma të rënda dhe të vazhdueshme të muskujve”.“Unë me të vërtetë shpresoja
se do të isha mirë, por supozoj se duhet të jem më e duruar dhe të ndjek regjimin që
mjekët e mi më përshkruajnë. Ka shumë organizim dhe përgatitje per shfaqjet tona, dhe
kështu ne duhet të marrim vendime sot që do të ndikojnë në planet tona dy muaj më
vonë”, shkroi ajo.“Do të jem shumë e lumtur të kthehem në shëndet të plotë, si dhe të
gjithë ne që po e kalojmë këtë pandemi dhe mezi pres të rikthehem përsëri në skenë.
Ndërkohë, jam prekur shumë nga të gjitha fjalët i inkurajimit që të gjithë më dërgojnë në
rrjetet sociale. Ndjej dashurinë dhe mbështetjen tuaj dhe kjo do të thotë bota për mua”,
shtoi Dion, shkruan People.

Written by: Sasha Ndreka

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *