play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Bota

Costa: Anëtarësimi në BE varet nga ritmi i çdo shteti

today08/05/2026

Background

Nga Firence në 50 vjetorin e universitetit evropian Presidenti i Këshillit evropian Antonio Costa tha se zgjerimi është investimi më i rëndësishëm gjeopolitik që mund të bëjmë për sigurinë, paqen, prosperitetin dhe sundimin e ligjit.

“Zgjerimi i BE-së, është në fakt një proces i bazuar në meritë, që do të thotë se ritmi është i ndryshëm me secilin vend. Javën e kaluar miratuam krijimin e grupit të punës për të filluar hartimin e traktatit të pranimit të Malit të Zi në BE. Duke parë vlerësimin nga Komisioni Evropian, është e mundur që të përfundojmë negociatat me Malin e Zi deri në fund të këtij viti, që do të thotë se në vitin 2028 nuk është e pamundur të kemi Malin e Zi si Shtet Anëtar. Me vendet e tjera kandidate, procesi nuk po ecën kaq shpejt, por duhet që të vijojmë me këtë ritëm”, tha Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa.

“Nuk më pëlqen që të vendos objektiva artificialë. Unë them se zgjerimi është investimi më i rëndësishëm gjeopolitik që mund të bëjmë për sigurinë, paqen, prosperitetin, sundimin e ligjit, demokracinë në shtetet fqinjë me ne. Duhet që ta arrijmë këtë sa më shpejt të jetë e mundur por kjo varet, shtet pas shteti. Jam shumë kundër idesë për të çiftëzuar proceset.  Mendoj se kjo nuk është një ide e mirë”, theksoi Costa.

Mali i Zi synon anëtarësimin në BE në vitin 2028 ndërsa Shqipëria brenda vitit 2030.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *