Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today12/05/2022
Dua Lipa, është në kopertinën qershorit të revistës prestigjioze “Vouge US”
Përveç fotove në brendësi,kjo intervistë e sjell këngëtaren 26-vjeçare,me një reflektim për fillimet në karrierë, dashurinë për muzikën, turneun “Future Nostalgia”, angazhimin si aktiviste për çështjet që e prekin rininë, praktikimin e yogas si metodë për ta menaxhuar stresin dhe lodhjen.
“Gjithçka që kam dashur në jetë ka të bëjë me muzikën. Synimi im ishte të bëja muzikë mjaftueshëm të mirë, në mënyrë që njerëzit të flasin për të. Por, nëse nuk je një artiste e formuar plotësisht që është trajnuar në kampin e yjeve të muzikës pop për shumë vjet, para se të dalësh në skenë për herë të parë, një hap i gabuar, një lëvizje e gabuar, një kërcim që nuk funksionon në të vërtetë mund të përdoret kundër teje. Kjo ishte e vështirë për mua, të adaptohesha me gjykime kaq të ashpra në fillimet e karrierës”, deklaroi Lipa.
Kur u pyet se cila është fraza më e përdorur në shtëpinë e saj ajo u përgjigj:” “Ç’ka ka me hongër”,duke shtuar se mamaja e saj bën gatime të mrekullueshme shqiptare për të cilat e merr malli sa here është në turne.
Dua iu përgjigj gjithashtu edhe 73 pyetjeve të famshme të revistës “Vouge”.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)