play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Bota

Britania merr vendimin, gjobë deri në 120 euro për ata që dëgjojnë video pa kufje në transportin publik

today20/10/2026

Background
share close

Dëgjimi i muzikës apo shikimi i videove me zë të lartë në trena, metro dhe autobusë mund të kushtojë shtrenjtë për udhëtarët që nuk respektojnë të tjerët. Kryeministri laburist Andy Burnham ka prezantuar një nismë të re që synon të ndalojë sjelljet shqetësuese në transportin publik dhe t’i bëjë udhëtimet më të qeta për të gjithë.

Nisma parashikon gjoba deri në 100 paund, rreth 120 euro, për personat që përsërisin shkeljet, përfshirë ata që dëgjojnë muzikë ose shohin video në telefon pa kufje. Masa do të zbatohet edhe ndaj personave që përdorin cigare elektronike në transportin publik apo hedhin mbeturina në dysheme dhe mbi sedilje.

“Na ka ndodhur të gjithëve. Jemi në tren dhe duam të punojmë ose të lexojmë, apo sapo kemi vënë fëmijën në gjumë dhe dikush fillon të bëjë zhurmë”, është mesazhi që përcjell Burnham, duke theksuar se transporti publik u përket të gjithëve dhe duhet të jetë i përshtatshëm për çdo udhëtar.

Problemi i zhurmave dhe sjelljeve të papërshtatshme në hapësirat publike është një shqetësim për një pjesë të madhe të popullsisë. Rreth 60% e qytetarëve e konsiderojnë këtë një problem, veçanërisht kur bëhet fjalë për përdorimin e celularëve dhe tabletëve me volum të lartë në vende ku njerëzit ndajnë të njëjtën hapësirë.

Për këtë çështje janë shprehur edhe politikanë të tjerë, mes tyre lideri i liberal-demokratëve Ed Davey dhe kryebashkiaku i Londrës, Sadiq Khan.

Përmes kësaj nisme, Burnham synon të nxisë respektin mes udhëtarëve dhe të tregojë se edhe ndryshimet e vogla në sjelljen e përditshme mund të bëjnë një ndryshim të madh për të gjithë.

 

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *