play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Ekonomi

BERZH miraton huanë 30 milionë euro për hekurudhën Durrës-Rrogozhinë

today06/08/2025

Background

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka njoftuar këtë të martë, më 5 gusht, se do të mbështesë ndërtimin dhe elektrifikimin e hekurudhës Durrës-Rrogozhinë me 30 milionë euro.

Në një njoftim të publikuar në faqen zyrtare, BERZH bën me dije se ka aprovuar kredinë: “BERZH po i jep një kredi sovrane deri në 30 milionë euro Shqipërisë në dobi të kompanisë shtetërore hekurudhore ‘Hekurudha Shqiptare’. Kjo plotëson një kredi sovrane prej 30 milionë eurosh nga BEI dhe 60 milionë euro grante investimi dhe asistence teknike nga BE përmes Kornizës së Investimeve në Ballkanin Perëndimor, të cilat u nënshkruan në fillim të këtij viti.”.

Projekti do të përfshijë rehabilitimin e rreth 34 kilometrave hekurudhë, ndërtimin e infrastrukturës moderne dhe rikonstruksionin e godinave të stacioneve përgjatë linjës.

Ky investim strategjik jo vetëm që përforcon pozicionin e Shqipërisë në rrjetin e transportit europian, por pritet të ketë ndikim të ndjeshëm në mjedis duke ulur emetimet e karbonit dhe duke promovuar kalimin nga transporti rrugor në atë hekurudhor.

Linja Durrës–Rrogozhinë do të shërbejë si një nyje kyçe për lidhjen e Shqipërisë me Maqedoninë e Veriut, duke përmirësuar integrimin ekonomik dhe lëvizjen ndërkufitare në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Ky është projekti i tretë hekurudhor madhor i mbështetur nga BERZH në Shqipëri, pas linjave Tirana–Durrës dhe Vorë–Hani i Hotit

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *