play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Bota

BE nuk heq sanksionet ndaj Iranit

today27/04/2026

Background

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen, deklaroi se është ende shumë herët për heqjen e sanksioneve ndaj Iranit, duke theksuar se ato lidhen drejtpërdrejtë me shkeljet e të drejtave të njeriut nga regjimi në Teheran.

Duke folur në Berlin, ajo nënvizoi se çdo lehtësim i masave ndëshkuese kërkon ndryshim të thellë në sjelljen e autoriteteve iraniane.

Nga ana tjetët , kancelari gjerman Friedrich Merz kritikoi ashpër qasjen e Shteteve të Bashkuara ndaj konfliktit me Iranin, duke vëne në pikëpyetje mungesën e një strategjie të qartë.

“Amerikanët qartazi nuk kanë një strategji dhe problemi me konflikte të tilla është se nuk mjafton të hysh në to, por duhet edhe të dish si të dalësh. Nuk shoh aktualisht se çfarë rruge strategjike po ndjekin, ndërkohë që Irani po vepron me shumë aftësi në këtë situatë”, tha Merz.

Merz paralajmëroi gjithashtu për pasojat ekonomike të përshkallëzimit të konfliktit, duke theksuar ndikimin negativ që ai ka mbi ekonominë europiane.

“Ky konflikt po na kushton shumë. Po rëndon mbi taksapaguesit dhe ekonominë tonë. Lufta kundër Iranit ka një efekt të drejtpërdrejtë negativ dhe duhet të marrë fund sa më shpejt të jetë e mundur”, shtoi kancelari gjerman.

Autoritetet europiane kanë ofruar mbështetje për garantimin e sigurisë në Ngushticën e Hormuzit, një rrugë kyçe për transportin global të energjisë, por theksojnë se përparimi në negociata mbetet kusht thelbësor për çdo ndërhyrje të mëtejshme.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *