Listeners:
Top listeners:
play_arrowLIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrowLIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrowLIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today20/02/2025

Komisioni Europian ka deklaruar të enjten se zgjerimi i Unionit mbetet një prioritet për bllokun, proces me rëndësi gjeopolitike për paqen, sigurinë dhe stabilitetin për të gjithë kontinentin e Europës. Por nga ana tjetër, Brukseli ka pranuar se ky proces kërkon kohë.
I pyetur nga mediat, zëdhënësi për zgjerim i BE-së, Guillaume Mercier, nëse Komisioni do të jetë në gjendje të përshpejtojë anëtarësimin e Ukrainës apo të vendeve të Ballkanit pas situatës së krijuar të raporteve SHBA-BE, u shpreh se BE ka Planin e Rritjes si instrument për ta bërë këtë realitet.
Mercier u pyet nga një gazetare edhe për qëndrimet kundër zgjerimit të qytetarëve brenda BE-së, duke u shprehur se ky është një proces që merr kohë, një numër i madh hapash duhet të përmbushën.
Ai përmendi që vendet duhet të mbyllin kapitujt dhe reformat duhet të ndërmerren.
“Dhe kur të përfundojë kjo punë, në këtë fazë, një vendim duhet të merret nga të gjitha vendet anëtare”, shtoi ai.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)