Një superpark urban në rrënojat e parkut industrial të Kuçovës
Në Kuçovë po ndërtohet një park urban për të gjitha moshat. Është kreu i qeverisë, Edi Rama i cili ka shpërndarë pamje nga investimi i ri. Kryeministri shprehet se parku i ri po ndërtohet në rrënojat e parkut industrial të Kuçovës. “Dhe me rrënojën e parkut industrial të Kuçovës, ku po merr formë një superpark urban për të gjitha moshat, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.