Shërohet pacienti i tretë në botë nga Hiv/Aids
Një tjetër pacient me HIV është shëruar pasi iu nënshtrua një transplanti të rrezikshëm të qelizave staminale, deklaruan sot studiuesit. 53-vjeçari i njohur nga shkencëtarët si Pacienti i Dusseldorf-it është personi i tretë që pastrohet nga virusi që shkakton SIDA-n nga trajtimi eksperimental që njëkohësisht çliron pacientin nga kanceri. Pacienti i paidentifikuar ka hequr dorë nga barnat anti-retrovirale, medikamente që zakonisht kërkohen çdo ditë për të mbajtur virusin larg për […]