“Mos ik”, vepra e veçantë instalohet në mes të Prishtinës, thirrja artistike që të mos braktiset Kosova
Si thirrje për mos largimin e qytetarëve nga Kosova, në Prishtinë është vendosur një vepër e veçantë. Një instalacion nga artisti Eroll Murati, e drejtuar kah perëndimi, tregon brengën e shoqërisë kosovare, migrimin, përmes një njeriu që largohet nga rrënjët e tij, vendlindja, duke lënë pas vëllimin e madh me lëvizjet e tij të papritura. Skulptura “Mos ik” është vendosur në sheshin “Skëndërbeu” në Prishtinë, ku artisti përmes kësaj vepre […]