Japonia krijon aplikacionin që zbulon dhimbjen e maceve
Kompania e teknologjisë me bazë në Tokio, Carelogy.Inc ka lançuar një aplikacion që përdor inteligjencën artificiale për të zbuluar nëse një mace po shfaq shenja dhimbjeje pas një lëndimi ose sëmundjeje. Në bashkëpunim me Universitetin Nihon, studiuesit mblodhën rreth 6000 foto të maceve duke përdorur një metodë të zhvilluar nga një ekip kërkimor nga Universiteti i Montrealit. Duke vlerësuar elementë të ndryshëm, nga pozicioni i veshëve, tek sytë dhe mustaqet […]