play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Sasha Ndreka

9587 Results / Page 634 of 1066

Background

Interesante

Instagram vs realiteti, si duken në të vërtetë destinacionet më të njohura turistike

Sipas një studimi, 98% e brezit që përdor rrjete sociale ndikohet nga fotot e kuruara në Instagram për të zgjedhur destinacionin e udhëtimit të radhës. Por disa foto tregojnë se sa i gënjeshtërt mund të jetë portretizimi i këtyre vendeve përrallore, të ngulitura në disa imazhe të përsosura. Taj Mahal, Big Ben, Santorini apo Teatri i Operës në Sidnei duket se janë përfaqësuesit më tipikë të këtij artificialiteti pasi në […]

today07/07/2023

Politikë

Nënshkruhen 13 marrëveshje mes Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Shqipërisë

Qeveria e Republikës së Kosovës dhe ajo e Republikës së Shqipërisë kanë nënshkruar ditën e sotme 13 marrëveshje, memorandume bashkëpunimi dhe deklaratë. Pas nënshkrimeve nga ministrat e Qeverisë së Republikës së Shqipërisë, ka pasuar nënshkrim nga ana e ministrave të Qeverisë së Republikës së Kosovës, për hyrjen në fuqi të marrëveshjeve nga të cilat do të përfitojnë qytetarët e të dyja shteteve. Gjatë dy viteve të fundit, janë mbajtur dy […]

today07/07/2023

Kuriozitete

Pozicioni më i mirë i gjumit, sipas mjekëve

Edhe pse ka mendime pro dhe kundër për çdo pozicion gjumi, është një mënyrë që mjekët e theksojnë si më të mirën. Fjetja me shpinë është parë si një nga mënyrat më të shëndetshme për trupin. Në fakt, të gjithë e kanë nisur gjumin me shpinë, që kur kanë qenë bebe, kështu që pse të mos e praktikosh edhe në moshë të rritur? Arsyeja pse mjekët rekomandojnë këtë pozicion, në […]

today06/07/2023

Show Biz

Ricky Martin dhe Jwan Yosef divorcohen pas 6 vitesh martesë

Pas gjashtë vitesh martesë, Ricky Martin divorcohet nga Jëan Yosef. Lajmi është bërë i ditur nga vetë këngëtari portorikan dhe artisti siriano-suedez për revistën ‘People’ të cilët në një deklaratë të përbashkët thanë: Ne kemi vendosur t’i japim fund martesës sonë me dashuri, respekt dhe dinjitet për fëmijët tanë dhe duke nderuar atë që kemi përjetuar si çift gjatë gjithë këtyre viteve të mrekullueshme. Dëshira jonë më e madhe tani […]

today06/07/2023

Politikë

Rama në Kosovë, takon Presidenten Osmani, i shmanget Kurti, takon ambasadorin britanik

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani priti sot në takim kryeministrin e Edi Rama. Në takim u diskutua për samitin e NATO-s, i cili do të mbahet gjatë korrikut në Vilnius të Lituanisë, për samitin e Procesit të Berlinit, i cili do të mbahet në Tiranë në tetor të këtij viti si dhe për situatën aktuale në Kosovë e rajon, në raport me zhvillimet e fundit të sigurisë në […]

today06/07/2023

Show Biz

Harry dhe Meghan shfaqen si rrallëherë në publik me fëmijët

Princi Harry u pa duke shijuar paradën e 4 korrikut në qytetin ku po jeton, Montecito, të martën. Duka i Sussex-it nuk ishte vetëm, por si rrallëherë u shfaq me vajzën e tij 2-vjeçare, Lilibet. Princesha e vogël mbante veshur një fustan me lule, çorape të bardha deri tek gjuri dhe këpucë të kuqe. Flokët e saj të kuq, të trashëguar nga i ati, ishin të mbledhur në dy bishta […]

today06/07/2023

Shëndetësi

Alarmi i OBSH: Gjysma e popullsisë së botës do të jetë miope deri në vitin 2050

Miopia është defekti më i zakonshëm i shikimit në botë dhe gjithnjë e më shumë njerëz pritet të vuajnë nga ajo. Sipas Organizatës Botërore e Shëndetësisë deri në vitin 2050 kjo patologji do të prekë 50% të popullsisë në mbarë botën. Rritja mund t’i atribuohet faktorëve të ndryshëm, duke përfshirë predispozitën gjenetike dhe ndikimin e mjedisit përreth. Stili i jetesës së kohëve të fundit, si përdorimi i gjerë i pajisjeve […]

today06/07/2023

LifeStyle

Kriza demografike/ Vendet e lira të punës 33% për zëvendësime, nga 17% që ishin më 2017

Kriza demografike që po përjeton vendi me emigracion të lartë, rënie të lindjeve dhe plakje të popullsisë po thellon vit pas viti mungesat në tregun e punës. Të dhënat zyrtare tregojnë se vit pas viti, vendet e reja të punës në dispozicion janë në më shumë se në një të tretën zëvendësime. Agjencia Kombëtare e Punësimit, në një analizë të detajuar për treguesit e punësimit, vuri në dukje se 33% […]

today06/07/2023

Bota

Spanja propozon që të rinjve t’u jepen nga 20,000 euro pasi të mbushin 18 vjeç

Ministrja e Punës e Spanjës, Yolanda Diaz, ka propozuar një skemë për të trajtuar pabarazinë sociale duke i dhënë çdo të riu në vend 20,000 euro për t’u shpenzuar për studime, trajnime ose hapjen e një biznesi pasi të mbushë moshën 18 vjeç. Sipas platformës së Diazit, e cila shpalli politikën e saj përpara zgjedhjeve të përgjithshme të parakohshme të Spanjës më 23 korrik, nisma do të kushtonte 10 miliardë […]

today06/07/2023