Regjistrimi i nxënësve nga portali e-Albania deri më 30 shtator
Ministria e Arsimit dhe Sportit e ka shtyrë sërish deri më 30 shtator datën e regjistrimit nëpërmjet portalit e-Albania për të gjithë nxënësit e arsimit parauniversitar, të cilët vijojnë mësimin fizikisht. Viti 2023–2024 është viti i parë shkollor kur i gjithë dokumentacioni shkollor (regjistra, fletë informuese për prindërit, dëftesa, etj.) do të realizohet vetëm nëpërmjet sistemit SMIP, njoftoi Ministria. Ministria e Arsimit dhe Sportit u kërkoi strukturave vartëse, si DPAP, […]