Mësuesit kërkojnë shpërblim vjetor, kërkesë në ZVA Tiranë: Kur do të rriten pagat?!
Mësuesit e arsimit publik parauniversitar të shkollave të Tiranës kërkojnë shpërblimin vjetor, sikurse parashikohet në Kontratën Kolektive. Përmes një kërkese, ata i janë drejtuar Ministrisë së Arsimit në prag të fundvitit me 3 kërkesa: shpërblim vjetor, saktësim si dhe kur do të kryhet rritja e pagave, pasi e kërkojnë rritjen menjëherë; si dhe kushte për plotësimin e regjistrit online.