Shqipëria çon shumë më pak fonde buxhetore se BE për mbrojtjen sociale dhe shëndetësinë
Vendi ynë ndan shumë më pak fonde nga buxheti i përgjithshëm për mbrojtjen sociale (pensione+ ndihmë ekonomike) dhe shëndetësinë në krahasim me mesataren e Bashkimit Europian. Të dhënat e Eurostat treguan se 27 vendet anëtare te BE çuan për mbrojtjen sociale 39.2 për qind të buxhetit të tyre në vitin 2022, ndërsa Shqipëria në të njëjtin vit çoi vetëm 30 për qind të buxhetit.. Sektori me peshën më të lartë […]