play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

sashaclubfm

9194 Results / Page 377 of 1022

Background

Aktualitet

(Video) Punime nga kantieri i Portit të Ri Turistik në Durrës, Rama: Plazhi i ri ofron një vendpushim cilësor dhe largon ndotjen nga zona

Kryeministri Rama përmes një postimi në rrjetet sociale ka ndarë pamje nga kantieri i Portit të Ri Turistik në Durrës. Sipas kryeministër nga këto punime po merr formë plazhi i ri i cili do mundësojë hapësira për vendpushim cilësor, po ashtu do i japë fund edhe zonës së ndotur nga aktivitetet tregtare. “Mirëmëngjesi dhe me kantierin e Portit të Ri Turistik në Durrës, ku po merr formë plazhi i ri që […]

today01/04/2024

Kuriozitete

Një vullkan me madhësinë e Everestit fshihet në Mars? CNN: Hulumtimet e reja bëjnë bujë tek shkencëtarët

Duke përdorur kamera stereo me rezolucion të lartë, orbiteri Mars Express i NASA-s kapi imazhe të rajonit Noctis Labyrinthus të Marsit, të cilat tregojnë se mund të jetë një vullkan. CNN shkruan se shkencëtarët mund të kenë identifikuar një vullkan masiv, me formë të çuditshme, më të lartë se mali Everest në sipërfaqen e Marsit, i cili ka qenë i fshehur për dekada. Identifikimi i mundshëm i një vullkani marsian të […]

today01/04/2024

Art & Kulturë

Shfaqja “Ekuilibër”! Artisti Erdit Asllanaj interpreton në muzeun “Kadare”

Muzeu “Kadare” në Gjirokastër prezantoi përgjatë fundjavës performancën artistike “Ekuilibër” nga artisti Erdit Asllanaj. I njohur si aktor në interpretimin e roleve në skenë dhe ekran kësaj here ai performoi ndryshe për publikun duke sjellë atmosferën artistike me në qendër muzikën dhe instrumente të pazakontë muzikorë. “Ekuilibër” ishte një dedikim për jetën dhe për domosdoshmërinë e gjetjes së ekuilibrit brenda saj. “Për mua ishte vërtetë i mrekullueshëm  i gjithë ambienti, […]

today01/04/2024

LifeStyle

Alarmante, në Shqipëri sot lindin më pak bebe se gjatë Luftës së Dytë Botërore

Në vitin 2023, në Shqipëri lindën vetëm 22,210 bebe, numri më i ulët që nga viti 1934, kur u regjistruan lindjet në baza vjetore. Rënia e lindjeve është përshpejtuar dy vitet e fundit, duke tejkaluar edhe skenarët pesimistë të INSTAT në projeksionet e popullsisë. Gratë po lindin më pak fëmijë se sa duan, duke i çuar treguesit e fertilitetit poshtë nivelit 1,2 në vitin 2023 dhe duke e klasifikuar vendin […]

today01/04/2024

LifeStyle

‘1 Prilli’, çfarë është Dita e Gënjeshtrave dhe prejardhja e saj

Data 1 prill njihet në shumë vende si Dita e Gënjeshtrave. Por çfarë është kjo ditë dhe nga e ka prejardhjen? Dita e 1 prillit dikur festohej si dita e Vitit të Ri, por me ndyshimin e kalendarit nga Julian në Gregorian, në 1582 nga Papa Gregory XIII, dita e Vitit të Ri u vendos më 1 janar. Por disa njerëz vazhdonin të gënjenin veten dhe e festoni këtë ditë […]

today01/04/2024

Politikë

PROFIL/ U zgjodh sot në krye të bashkisë Himarë pas dorëheqjes së Goros, kush është Blerina Bala

Blerina Bala është drejtuesja e re e bashkisë së Himarës, pasi siguroi 15 vota pro në Këshillin Bashkiak. Mbledhja për caktimin e drejtuesit të ri, pasi Fredi Beleri dhe Jorgo Goro janë në burg, u mbajt në bashki këtë të premte. Bala ka qenë anëtare e Partisë Socialiste dhe nënkryetare për disa kohë në bashkinë e Himarës. Pas mbledhjes, ajo tha se fokusi kryesor do të jetë në punë, me […]

today29/03/2024

Ekonomi

900 euro paga mesatare deri në fund të vitit! Ja sa do jetë rritja për mjekët, infermierët dhe mësuesit

Reforma e ndërmarrë nga qeveria gjatë vitit 2023 për rritjen e pagave do të finalizohet deri në fund të 2024. Vendimi “Për miratimin e dokumentit të politikave prioritare 2025–2027”, i botuar në Fletoren Zyrtare, përcakton nivelet e reja të pagave që synohet të arrihen deri në fund të vitit 2024 për punonjësit e administratës qendrore, të pushtetit vendor, mjekët, mësuesit dhe infermierët. Mbështetur në këtë reformë, synohet që në vitin […]

today29/03/2024

Interesante

Testohet vaksina për drogën: Mund të shpëtojë përdoruesit e kokainës

Përdorimi i kokainës ka mbërritur një nivel rekord: Ekspertët në Kombet e Bashkuara vlerësojnë se rreth 22 milionë njerëz e kanë marrë këtë drogë në vitin 2021, e kjo është më shumë se popullsia e shtetit amerikan të New York-ut. Në Europë, kokaina është droga e dytë më e zakonshme në rrugë pas kanabisit. Substanca, e nxjerrë nga gjethet e kokës, është shumë problematike dhe mund të shkaktojë dëmtim të […]

today29/03/2024

Sport

Në “Euro 2024” me 26 futbollistë? Ja kur pritet të merret vendimi i UEFA-s

UEFA do të shqyrtojë mundësinë e rritjes së numrit të futbollistëve për skuadrat pjesëmarrëse në Europianin 2024, nga 23 që është vendosur aktualisht, në 26. Reagimi i qeverisë europiane të futbollit vjen pas thirrjes së bërë nga një numër i konsiderueshëm i trajnerëve të përfaqësueseve pjesëmarrëse, të cilët kërkuan rikthimin e rregullit të skuadrave me 26 futbollistë. Ndër emrat që shfaqën edhe publikisht qëndrimin e tyre ishin Gareth Southgate i […]

today29/03/2024