Presidenti Begaj uron Fiter Bajramin nga xhamia e ‘Ballies’ në Elbasan: Harmonia, një vlerë e madhe njerëzore. Duhet ta ruajmë
Presidenti Bajram Begaj zgjodhi që urimin e tij për besimtarët myslimanë me rastin e Fiter Bajramit ta përcillte nga xhamia e Ballies në qendër të qytetit të Elbasanit. I shoqëruar nga përfaqësues të Komunitetit Mysliman në Elbasan dhe kryebashkiaku Gledian Llatja, Begaj vizitoi Xhaminë e Ballies një ndër objektet më të lashta të qytetit. Xhamia u ndërtua nga Hasan Balliu në vitin 1608 në qendër të qytetit. Në këtë vizitë […]