play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

sashaclubfm

9079 Results / Page 353 of 1009

Background

Bota

Nju Jork, autoritetet: Individë të jashtëm po përshkallëzojnë protestat në kampet universitare

Tensionet në universitetet amerikane kanë hyrë në një fazë të re ndërsa zyrtarët thonë se individë të jashtëm, janë përfshirë në protestat pro palestineze në universitetet amerikane për t’i përshkallëzuar ato. Të martën në mbrëmje policia e Nju Jorkut arrestoi mbi 300 protestues tek Universitetet ‘Columbia’ dhe ‘City College’ . Në Univesitetin e Kalifornisë ndërkohë, grupet pro palestineze dhe pro izraelite u përleshën me njëri tjetrin. Përleshjet në Universitetin e […]

today01/05/2024

Sport

EURO 2024 / UEFA do të nxjerrë në shitje një sasi të fundit të biletave këtë të enjte

Me finalet e EURO 2024, që do të nisë në më pak se 50 ditë, UEFA do të nxjerrë në shitje një sasi biletash të fundit në orën 11:00, të enjten më 2 maj, të disponueshme për t’u blerë në EURO2024.com/tickets. Biletat që janë në dispozicion do të përfshijnë biletat e ofruara për rishitje përmes platformës zyrtare të rishitjes në mars/prill, bileta të vëna në dispozicion pas finalizimit të konfigurimeve […]

today01/05/2024

Aktualitet

“Mos u largoni! Atdheu ka nevojë për ju”, protesta simbolike në Rinas

Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë ka zgjedhur po ashtu të protestojë këtë të Mërkurë. Në Ditën e Punëtorëve, ata po marshojnë në rrugën e Rinasit, por pa bllokuar qarkullimin e automjeteve. “Mos u largoni! Atdheu ka nevojë për ju”, “Atdheu është një pasuri që duhet ruajtur e mbrojtur”, “Të gjithë ata që duan Shqipërinë, ms të marrin arratinë”, janë disa prej mesazheve që kanë shkruar në pankarta, banera apo bluza […]

today01/05/2024

Sport

Akti i parë i gjysmëfinales në paqe, Bayern Munich dhe Real Madrid përfundojnë në barazim

Ndeshja e parë gjysmëfinale mes Bayern Munich dhe Real Madrid ka përfunduar në barazimin 2-2. Të parët që kanë kaluar në avantazh kanë qenë spanjollët, me Vinicius Jr që shënoi në minutën e 24-të. Në pjesën e dytë, ka qenë Bayern Munich i cili e startoi furishëm. Goli i barazimit për gjermanët erdhi nga Leroy Sane në minutën e 53-të, ndërsa goli i përmbysjes erdhi në minutën e 57-të falë […]

today01/05/2024

Aktualitet

1 Maji, Dita Ndërkombëtare e Punës

Në shumë vende të botës përkujtohet më 1 Maj, Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve, e cila synon të kujtojë angazhimin e lëvizjeve sindikale dhe vështrimin ekonomik-social të punëtorëve. Dita e Punëtorëve është e njohur në shumë vende të botës, por jo në të gjitha. Më saktësisht, ajo i referohet kujtimit të protestave të punëtorëve që synonin një të drejtë të madhe dhe që konsistonte në orarin e punës, në 8 orë. […]

today01/05/2024

Aktualitet

Presidenti Begaj, vizitë zyrtare në Kalabri

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, nisi sot një vizitë zyrtare në Kalabri me ftesë të “Institutit Rajonal për Komunitetet Arbëreshe”. Kreu i shtetit ka parashikuar një seri takimesh me banorë të komunave arbëreshe dhe autoritetet drejtuese italiane. Ky është turi i dytë i vizitës zyrtare pas asaj të zhvilluar tetorin e shkuar, ku u diskutuan nisma për ruajtjen dhe promovimin e gjuhës dhe kulturës arbëreshe. Kjo vizitë përkon me 100-vjetorin […]

today30/04/2024

Aktualitet

Balla në Komisionin e Sigurisë: Çdo banesë në Shqipëri do ketë kod unik. Regjistri kombëtar i adresave të përditësohet rregullisht

Ministri i Brendshëm Taulant Balla, duke folur në Komisionin e Sigurisë deklaroi se në Shqipëri, çdo banesë duhet të ketë kod unik. Balla theksoi se regjistri kombëtar i adresave duhet të përditësohet në mënyrë të rregullt. Taulant Balla: Çdo banesë në Shqipëri do të ketë një kod unik. Kemi punuar edhe me akte nënligjore. Ligjet e mira duan sanksione të forta. Regjistri kombëtar i adresave duhet të përditësohet në mënyrë të […]

today30/04/2024

Politikë

Veliaj del nga SPAK pas më shumë se shtatë orësh: Isha këtu si bashkëpunëtor, u ezaurua totalisht çështja e shpjegimit mbi inceneratorët

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj pas më shumë se shtatë orësh ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme. “Paraqitja e sotme ma ka rritur bindjen se po bëhet një hetim për së mbari në Shqipëri. E vetmja gjë që ne mund të bëjmë është t’i forcojmë institucionet dhe jo t’i përgojojmë. Isha këtu si bashkëpunëtor, kisha kohë që kisha kërkuar takim. Pasti një ezaurim total të shpjegimeve mbi çështjen […]

today30/04/2024

Bota

Fyerjet në rrjetet sociale ndaj gjyqtarëve, ish-presidenti amerikan, Donald Trump, gjobitet me 9 mijë dollarë! Rrezikon 30 ditë burg nëse e përsërit

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump është gjobitur me 9 mijë dollarë nga një gjykatë në Nju Jork pasi shkeli një urdhër të gjykatësit mbi ndalimin e postimeve në rrjetin e tij social “Truth Social” mbi gjyqtarët dhe dëshmitarët ndaj tij në gjyqin për mashtrimin me taksat. Gjyqtari Juan Merchan, përmendi nëntë shkelje që Trump kishte bërë me fyerjet ndaj gjyqtarëve në rrjetin e tij social dhe […]

today30/04/2024