play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Sasha Ndreka

9539 Results / Page 179 of 1060

Background

LifeStyle

Tranzicioni i familjeve, INSTAT: Në 2024, 7.7% më pak martesa se viti paraardhës! Rriten divorcet

Familjet shqiptare po kalojnë një periudhë të fortë tranzitore nga fenomenet e migracionit, varfërisë, kostove të larta të jetesës që po ndikojnë në uljen e martesave dhe nga ana tjetër divorcet kanë tendencë rritëse. Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se vitin e kaluar kishte 16,120 martesa me rënie -7.7% në krahasim me 2023, ndërsa divorcet ishin 4,100 ose  65 më pak se në 2023. Edhe pse numri absolut i divorceve ka […]

today24/11/2025

Sport

Nedim Bajrami, lojtari më i shpejtë në Kombëtare 1 min lexim – Publikuar 16:10, 21 Nëntor 2025

Federata Shqiptare e Futbollit publikoi statistikat e pesë futbollistëve më të shpejtë të Shqipërisë në kualifikueset e Botërorit 2026. Nedim Bajrami regjistroi shpejtësinë më të lartë me 34.18 km/h. Arbër Hoxha u rendit i dyti me 32.98 km/h. Armando Broja dhe Myrto Uzuni ndajnë vendin e tretë, të dy me nga 32.23 km/h. I pesti në listë është Mario Mitaj, që arriti deri në 31.47 km/h. Kombëtarja e mbylli grupin […]

today21/11/2025

Sport

Mot i keq godet Europën

Reshjet e dendura të orëve të fundit kanë goditur disa rajone të Greqisë Veriperëndimore dhe Korfuzin duke shkaktuar probleme të shumta. E vështirë, situata është veçanërisht veriperëndim të ishullit të Korfuzit ku rëshqitjet e tokës shkatërruan një ndërtesë dykatëshe të braktisur, mbetjet e së cilës mbuluan disa automjete të parkuar. Edhe në Thesproti dhe Janinë, lumenjtë janë dalë nga shtrati, duke përmbytur toka bujqësore dhe rrugë. Reshjet e dendura shkaktuan […]

today21/11/2025

Sport

Rikthehet Superiorja, java e 12-të ndahet në dy ditë

Kategoria Superiore rikthehet këtë fundjavë me ndeshjet e javës së 12-të. Të shtunën do të zhvillohen tre takimet e para. Në orën 14:00 janë programuar dy ndeshje. Në stadiumin “Niko Dovana” do të luhet dueli Vora-Teuta, ndërsa në “Egnatia Arena” Egnatia do të përballet me Bylisin. Në mbrëmje, në orën 19:00, do të zhvillohet ndeshja Dinamo–Elbasani, e cila do të luhet në stadiumin “Air Albania”. Java do të mbyllet të […]

today21/11/2025

Sport

Te Burnley ka optimizëm për Brojën

Burnley do të presë Chelsea-n në “Turf Moor” mesditën e së shtunës. Një sfidë me rëndësi edhe për sulmuesin kuqezi Armando Broja, që dëshiron të jetë në fushë ndaj ish-ekipit të tij. Trajneri i Burnley-t, Scott Parker, foli për gjendjen fizike të futbollistit pas dëmtimit. Broja pësoi një lëndim në takimin ndaj Anglisë. “Shpresoj që Armando të jetë i disponueshëm për fundjavë. Çdo gjë që na është kthyer duket mirë! […]

today21/11/2025

Bota

Kush i kontrollon pasuritë e Sudanit ndërkohë që lufta vazhdon?

Sudani është një vend me burime të pasura natyrore, duke përfshirë naftën, arin dhe tokat bujqësore, por lufta civile, që ka hyrë në vitin e tretë, ka bërë që këto burime të mos shfrytëzohen për të ushqyer popullin dhe për zhvillimin ekonomik. Përplasja midis Ushtrisë Sudaneze (SAF) dhe Forcave të Mbështetjes së Shpejtë (RSF) ka shkaktuar krizën më të madhe të zhvendosjes në botë, me mbi 9.5 milion persona të detyruar […]

today21/11/2025

Bota

Moti i keq përfshin Mbretërinë e Bashkuar

Reshjet e borës kanë detyruar autoritetet të mbyllin qindra shkolla në Mbretërinë e Bashkuar. Gjithashtu, është raportuar për mungesë të energjisë elektrike. Shërbimi Meteorologjik ka lëshuar disa paralajmërime për motin, ndërsa temperaturat kanë rënë ndjeshëm. Më shumë se 100 shkolla janë mbyllur në verilindje të Skocisë. Rrugët me akull dhe reshjet e dendura të borës kanë vështirësuar lëvizjet e njerëzve, ndërsa shkollat nuk mund të hapen pasi mungon ngrohja. Në […]

today21/11/2025

Bota

Mbyllet Radio Evropa e Lirë në Hungari

Radio Evropa e Lirë do të mbyllë shërbimin e saj në Hungari, duke përfunduar një projekt pesëvjeçar që, sipas administratës së Donald Trump, ka dëmtuar marrëdhëniet me kryeministrin hungarez, Victor Orban. Agjencia Amerikane për Median Globale njoftoi se financimi ndërpritet pasi programet e medias “kanë minuar politikën e jashtme të presidentit Trump”. Nga ana tjetër, kritikët akuzojnë Orbanin për shtimin e kontrollit mbi mediat gjatë 15 viteve të tij në […]

today21/11/2025

Art & Kulturë

Vepra e Frida Kahlos shitet për 54.66 milionë euro, artistja thyen rekordin e pikturës më të shtrenjtë të shitur nga një femër

Një autoportret enigmatik surrealist nga piktorja meksikane Frida Kahlo në vitin 1940 u shit për 54.66 milionë dollarë në një ankand të Sotheby’s në Nju Jork të enjten, duke u bërë piktura më e shtrenjtë e shitur ndonjëherë nga një grua. Vepra, El sueño (La cama), Ëndrra (Shtrati), theu rekordin e mëparshëm, të vendosur nga piktorja amerikane Georgia O’Keeffe, e cila u shit për 44.4 milionë dollarë në vitin 2014. […]

today21/11/2025