play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Sasha Ndreka

9539 Results / Page 175 of 1060

Background

Bota

Prokurori gjerman ekstradon të dyshuarin ukrainas të Nord Stream nga Italia

Serhii Kuznietzov, 49-vjeçari ukrainas i dyshuar për përfshirje në sulmin ndaj tubacionit të gazit Nord Stream, ka mbërritur në Gjermani pas procedurave të ekstradimit të zhvilluara nga Italia. Një zëdhënëse e zyrës së prokurorit federal gjerman e konfirmoi këtë për ANSA-n. Ditët e fundit, Gjykata e Kasacionit hodhi poshtë ankesën kundër vendimit të Gjykatës së Apelit të Bolonjës, duke lënë në fuqi dorëzimin në Gjermani të ish-ushtarit ukrainas të arrestuar […]

today27/11/2025

Sport

NBA/ Pistons “bie” në Boston, Oklahoma nuk di të ndalet, fitorja e 18-të sezonale

Të mërkurën në mbrëmje në NBA nisi edhe NBA cup ku u zhvilluan përballje tepër interesante. Detroit  u mund 117-114 nga Boston, në një ndeshje të dueluar deri në fund. Cade Cunningham realizoi 42 pikë për Pistons, por që s’mjaftuan, ndërsa dyshja Brown-White për Celtics realizoi 60 pikë. Fiton edhe Oklahoma, që  mposhti 113-105 Minnesota. Ndeshje e mirë për Alexander Shai, autor i 40 pikëve. Për miqtë u dallua Edward […]

today27/11/2025

Bota

FSHF gjen zgjidhje, Kombëtarja e vajzave udhëton drejt Stambollit

Kombëtarja e vajzave udhëton sot drejt Stambollit për dy ndeshjet miqësore ndaj Turqisë. Skuadra ishte planifikuar të nisej pasditen e djeshme, por për shkak të anulimit të fluturimit, programi është rishikuar dhe është rezervuar një fluturim i ri për ditën e sotme. Për këtë arsye, ekipi nuk do të zhvillojë seancën stërvitore të planifikuar në Turqi. Ndeshja e parë Turqi – Shqipëri do të luhet nesër, në orën 13:00 dhe […]

today27/11/2025

Bota

Tensionet me SHBA, Venezuela shpall “non grata” 6 kompani të mëdha ajrore

Venezuela ka ndaluar gjashtë linja ajrore ndërkombëtare të mëdha që të ulen në këtë vend, pasi ato nuk arritën të përmbushnin një afat 48-orësh për të rifilluar fluturimet atje. Linjat ajrore kishin pezulluar përkohësisht rrugët e tyre drejt kryeqytetit, Karakas, pasi SHBA paralajmëroi për “aktivitet të shtuar ushtarak” në zonë. E zemëruar nga kjo, qeveria venezuelase u dha kompanive një ultimatum që skadoi të mërkurën. Ndërsa një numër linjash ajrore […]

today27/11/2025

Shëndetësi

OBSH ngre alarmin: Gjysma e rasteve me HIV në Europë zbulohen me vonesë

Më shumë se gjysma e rasteve të reja të HIV-it në Europë (54%) diagnostikohen tepër vonë për të garantuar trajtim optimal. Në vendet e BE-së dhe të Zonës Ekonomike Evropiane, kjo shifër arrin në 48%. Të dhënat vijnë nga raporti i përbashkët i Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe ECDC-së, “Mbikëqyrja e HIV/AIDS në Europë”, i publikuar pak para Ditës Botërore të HIV/AIDS. Sipas raportit, më shumë se gjysma e të […]

today27/11/2025

Sport

Udhëtuan 5000 km për të ndjekur ekipin e tyre, vendasit e Copenhagen, i shpërblejnë me dhurata tifozët kundërshtarë…

Kairat Almaty u mund me rezultat 3-2 nga FC Copenhagen në ndeshjen e tyre të Ligës së Kampionëve, por historia më e veçantë e mbrëmjes nuk erdhi nga fusha, por nga shkallët e stadiumit. Vetëm 10 tifozë të klubit kazak bënë një udhëtim të jashtëzakonshëm prej 5000 kilometrash për të ndjekur ekipin e tyre në Danimarkë. Pavarësisht numrit të vogël, përkushtimi i tyre nuk kaloi pa u vënë re. Klubi […]

today27/11/2025

LifeStyle

Si ndikon shikimi i vazhdueshëm i videove të ‘TikTok’ te truri ynë?

Një studim në shkallë të gjerë nga Shoqata Amerikane e Psikologjisë ka arritur në një përfundim të qartë: videot dixhitale të shkurtra, të tilla si ato të konsumuara në TikTok, Instagram Reels dhe YouTube Shorts, shoqërohen me shëndet mendor të matshëm dhe dëmtime njohëse. Shqetësimet në lidhje me këtë fenomen ishin ngritur që vitin e kaluar, kur termi “kalbje e trurit” u emërua Fjala e Vitit nga Fjalori i Oksfordit, […]

today27/11/2025

LifeStyle

Një në tre shqiptarë planifikon emigrimin, puna dhe jetesa më e mirë arsyet kryesore

Në Shqipëri, njerëzit me synime migrimi në të ardhmen e afërt ose të largët përbëjnë 33% të popullsisë, një nga nivelet më të larta në rajonin e CESEE (Europa Qendrore, Lindore dhe Juglindore) dhe një tregues i qartë i presionit të vazhdueshëm demografik që vendi po përjeton. Kjo shifër përfshin ata që planifikojnë të largohen brenda një viti, ata që konsiderojnë emigrimin në dekadën e ardhshme, si dhe një pjesë […]

today27/11/2025

Bota

Greva kombëtare në Belgjikë ndërpret mësimin, fluturimet dhe transportin publik

Dita e tretë dhe e fundit e grevës kombëtare në Belgjikë e planifikuar të zhvillohet këtë të mërkurë, më 26 nëntor, ka ndaluar shumicën e fluturimeve në aeroportin e Brukselit dhe ndërprerë transportin publik. Greva, e organizuar nga sindikatat kryesore të vendit, është e fundit pas një serie protestash kundër qeverisë së koalicionit të udhëhequr nga kryeministri Bart De Wever. Sipas Reuters, demonstruesit kundërshtojnë reformat e propozuara të pensioneve dhe tregut […]

today26/11/2025