play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

sashaclubfm

9069 Results / Page 163 of 1008

Background

Bota

Përplasje të dhunshme në Paris para ndeshjes në Champions, arrestohen 19 tifozë

Paris Saint-Germain dhe Atalanta do të përballen mes tyre në raundin e parë të Champions League këtë të mërkurë. Ndeshja është planifikuar të zhvillohet nga ora 21:00, por tifozët e kanë nisur më herët duelin mes tyre. Në Paris është regjistruar një përplasje masive mes tifozëve të Atalantës dhe atyre të PSG-së. Për disa minuta, tifozët u përleshën mes tyre, ndërsa pas shkatërrimeve, duhej ndërhyrja e policisë, për të qetësuar […]

today17/09/2025

Politikë

Rroga mesatare mbi 1 mijë euro, minimalja 500 euro. Zbardhet programi i qeverisë që do paraqesë Rama në Kuvend. Ja projektet në infrastrukturë

Në një seancë maratonë që do të nisë nesër dhe do të përfundojë pasnesër me votimin e kabinetit qeveritar, kreu i qeverisë do të bëjë publike piketat ku do të mbështetet ekzekutivi në mandatin e katërt qeverisës. Rroga mesatare parashikohet të kalojë kufirin e 1 mijë eurove, ndërkohë që rroga minimale vitin e ardhshëm do të bëhet 500 euro. Sa i përket pensioneve deri në 2030 parashikimi i qeverisë është […]

today17/09/2025

Aktualitet

Eni Vasili rinegocion me sukses marrëveshjen e borxhit të RTSH-së me EBU, Shqipëria do të shkojë në Eurovision

Unioni Evropian i Transmetimeve (EBU) ishte gati të shkëpuste lidhjet. Por diçka e tillë nuk do të ndodhë dhe Shqipëria, do të shkojë në Eurovision, edhe pse është i vetmi transmetues, me borxhe të tilla karshi EBU-së. Negociatat e transmetuesit publik shqiptar me organizatën e madhe kontinentale kanë korrur sukses. Një rinegocim i të gjithë pagesave të prapambetur, siç mëson Albanian Post, mes RTSH-së dhe EBU-së, është përmbyllur me rezultat […]

today17/09/2025

Show Biz

Elton John zbulon kërkesën e pazakontë të mjekut para operacionit në gju

Elton John ka zbuluar kërkesën e çuditshme që i bëri mjekut të tij pak para se t’i nënshtrohej një operacioni në gju. Muzikanti 78-vjeçar, i cili ka zëvendësuar të dy gjunjët vitet e fundit, si dhe legenin e djathtë pas një rrëzimi që e detyroi të shtynte turneun e tij të lamtumirës në vitin 2021, shpjegoi në dokumentarin Touched By Gold se kërkoi të mbante kapakët e gjunjëve të tij […]

today17/09/2025

Show Biz

Zyrtare: Justin Bieber, Sabrina Carpenter dhe Karol G kryesojnë Coachella 2026

Festivali ikonë Coachella ka zbuluar listën e artistëve për edicionin e vitit 2026, që do të mbahet në Indio, Kaliforni, gjatë fundjavave të 10–12 prill dhe 17–19 prill. Artistët kryesorë të këtij viti do të jenë Sabrina Carpenter, Justin Bieber dhe Karol G. Carpenter, 26 vjeç, do të hapë festivalin më 10 dhe 17 prill. Ajo kthehet si kryesuese pas suksesit të këngës “Espresso” dhe publikimit të albumit të saj të fundit “Man’s Best Friend”. Justin Bieber, 31 vjeç, […]

today16/09/2025

Politikë

Rama urim të veçantë për ditëlindjen e Fatos Nanos: Gëzuar i dashur Kryetar

Kryeministri Edi Rama i ka uruar ditëlindjen e 73-të ish-liderit socialist, Fatos Nano, me një mesazh të veçantë të bërë publik në rrjetet sociale. Rama thotë se ditëlindja e tij përkon me një ditë shumë të rëndësishme të vendit, atë të çeljes së katër grupkapitujve të tjerë të anëtarësimit në BE. Rama shkruan se rrugëtimi i mirë dhe i shpejtë i Shqipërisë drejt BE, është falë edhe meritës së madhe […]

today16/09/2025

Politikë

Hapen negociatat me BE për ‘Agjendën e Gjelbër’, Kos: Shqipëria ka ecur shpejt, Unioni përgjegjësi për ta mbështetur!

hqipëria shënon një hap më pranë BE-se, me hapjen sot të negociatave për grupkapitullin IV: “Agjenda e Gjelbër dhe Ndërlidhja e Qëndrueshme”. Konferenca e 6-të ndërqeveritare u mbajt në Bruksel dhe u bashkëdrejtua nga kryeministri Edi Rama dhe ministrja daneze për Çështjet Evropiane, Marie Bjerre. Kështu, vendi ynë nis zyrtarisht negociatat për 4 kapituj: Politika e transportit, Energjia, Rrjetet trans-evropiane, Mjedisi si dhe ndryshimet klimatike. Para takimit, omisionerja e BE-së për Zgjerimin, Marta […]

today16/09/2025

Sport

UEFA merr vendimin, zbulohet stadiumi për Serbi-Shqipëri

Nuk ka më dyshime! UEFA ka vendosur që ndeshja Serbi-Shqipëri të mos zhvillohet në stadiumin e Beogradit. Pas kërkesës së bërë nga pala serbe, takimi i 11 tetorit do të luhet në “Gradski stadion Dubočica” në Leskovac, në orën 20:45. Ky vendim është tashmë zyrtar dhe i konfirmuar nga UEFA. Stadiumi i ri ka një kapacitet të kufizuar, pasi në total, “Gradski stadion Dubočica” ofron 8136 ulëse. Në fakt ishte […]

today15/09/2025

Sport

Duplantis fluturon në kërcimin me shkop

Mbretërimi i Armand Duplantis në kërcimin me shkop për meshkuj sa vjen e bëhet më i fortë. Atleti fitoi titullin e tretë botëror, duke vendosur rekordin e tij të 14-të botëror radhazi, me një kërcim spektakolar prej 6.30 metrash në finalen e Kampionatit Botëror në Tokio. Fenomeni suedez dominoi edhe një herë garën me një paraqitje thuajse perfekte, duke kaluar lartësi të ndryshme, mbi të gjitha atë prej 6.30 metrash […]

today15/09/2025