Italia ndryshon himnin kombëtar, hiqet fjala “Po!”
Italia ka bërë një ndryshim të vogël, por domethënës në himnin e saj kombëtar “Vëllezërit e Italisë”. Qeveria italiane ka vendosur të heqë fjalën e fundit “Si!” (“Po!”), e cila pasonte thirrjen patriotike “Italia ka thirrur!”. Siç shkruan Reuters, burime pranë Ministrisë së Mbrojtjes italiane konfirmuan se udhëzimet zyrtare për këtë ndryshim janë dhënë javët e fundit, në zbatim të një dekreti presidencial të publikuar në maj. Ky dekret i referohej versionit origjinal […]