play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Bota

Argjentina inauguron shtatoren 26 metra të Lionel Messi

today22/06/2026

Background

 Lionel Messi vazhdon të thyejë rekorde, por këtë herë jo me gola apo trofe. Në Argjentinë është inauguruar një shtatore në nder të kapitenit të kampionëve në fuqi të botës, e cila me lartësinë e saj prej 26 metrash është bërë më e madhja e ndërtuar ndonjëherë për yllin argjentinas.

Monumenti tejkalon një tjetër shtatore të Messit të vendosur në Indi, e cila arrin 21 metra lartësi, duke vendosur kështu një rekord të ri në botën e artit kushtuar futbollistit.

Vepra është realizuar nga një artist vendas dhe është vendosur në një pikë strategjike pranë një prej akseve kryesore rrugore të rajonit Cutral Co, me synimin që të jetë lehtësisht e aksesueshme për turistët dhe admiruesit e futbollit nga e gjithë bota.

Statuja paraqet Messin me fanellën e ekipit kombëtar, në momentin historik kur ngre lart trofeun e Kupës së Botës të fituar në ‘Katar 2022’. Ky imazh është kthyer në një simbol të suksesit më të madh të karrierës së tij dhe një kujtim të paharrueshëm për tifozët argjentinas.

E ndërtuar mbi një strukturë çeliku dhe e veshur me beton, statuja peshon rreth 70 tonë, duke u renditur ndër monumentet më të mëdha kushtuar një sportisti në nivel global.

Përtej vlerës artistike dhe emocionale, projekti synon të ketë edhe një ndikim të rëndësishëm ekonomik. Autoritetet lokale shpresojnë që monumenti të shndërrohet në një destinacion të rëndësishëm turistik, duke tërhequr mijëra vizitorë dhe tifozë të Messit çdo vit.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *