play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Teknologji

Apple përgatitet për prezantimin e përditësimit revolucionar: iOS 18

today30/01/2024

Background
share close

Apple po përgatitet për të nxjerrë përditësimin “më të madh” në histori të iOS,  i cili parashikohet të përfshijë opsione të reja të inteligjencës artificiale.

Kompania do të prezantojë iOS 18 në the Worldwide Developers Conference në qershor edhe pse kjo zakonisht ndodh në muajin shtator. Disa nga përditësimet e parashikuara të programeve janë një version i përparuar i Siri dhe Messages që do të integrojnë inteligjencën e avancuar artificiale.

Apple nuk ka konfirmuar ende se çfarë do të përfshijë iOS 18, por Bloomberg raporton se sistemi i ri i operimit është “ambicioz dhe interesant”. Inteligjenca e përparuar artificiale do të japë përgjigje më të zgjuara dhe të sakta.

Aplikacioni iMessage do të “bëjë pyetje dhe do të plotësojë fjalitë automatikisht”. Në Spotify, përdoruesit do mund të krijojë “playlist-a të gjeneruara automatikisht” përmes IA.

Ridizenjimi  i sistemit mund të jetë kundërpërgjigjja e Apple ndaj rënies së shitjeve të iPhone 15 (4%).

Gjiganti teknologjik është ende pas me inteligjencën artificiale. Një vit pas hyrjes së ChatGPT, Amazon ndërhyu te Alexa dhe një vit e gjysmë më pas, Microsoft dhe Google sollën versionet e tyre. Kjo përbën rrezik  për Apple që e konsideron veten si novatorin kryesor në teknologjinë e konsumit.

Ka fjalë se Apple po punon për “Apple GPT’ që do të quhet “Ajax”,  por ende nuk është konfirmuar asgjë.

Written by: Sasha Ndreka

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *