play_arrow

keyboard_arrow_right

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

High Tech Time

Aparati i “Leica” i prodhuar 99 vite më parë,u shit në ankand për 15 milionë $

today20/06/2022

Background
share close

Një prototip “Leica” që i përkiste personalisht Oskar Barnack – shpikësit të Leica – u shit për 14.4 milionë euro (15 milionë $) në një ankand së fundi , duke u bërë kamera më e shtrenjtë në botë.

Aparati fotografik është një nga vetëm afërsisht 22 të Leica të serisë 0 që u prodhuan në 1923 për të testuar tregun, dy vjet përpara prezantimit komercial të “Leica A”.

Ajo është gjithashtu një nga rreth një duzinë që ka mbijetuar deri në ditët e sotme, sipas ankandit Leitz Photographica me bazë në Vjenë, i cili organizoi shitjen.

Leica Prototype Sells for a Record $15 Million at Auction | Barron's

 

I specializuar në aparatet fotografike dhe aksesorët historikë, Ankandi “Leitz Photographica” operon nën mbikëqyrjen e “Leica Camera Classics|, një degë austriake e “Leica Camera AG”.

“Prandaj ishte një kënaqësi e veçantë për ne që ishim në gjendje të nxjerrim në ankand aparatin fotografik personal të Oskar Barnack, një prototip i gjeneratës që hodhi themelet për fotografinë moderne në mesin e viteve 1920”, citohet të ketë thënë Alexander Sedlak, drejtor menaxhues i Leica Camera Classics në një deklaratë.

 

Oskar Barnack's Leica Sells for $15M, is Now World's Priciest Camera |  PetaPixel

 

Written by: Sasha Ndreka

Rate it

Previous post

Guinness

Pebbles është qeni më i vjetër në dhe nuk mund të rrinte veçse në Guiness

Pebbles është qeni më i vjetër i gjallë në botë. Qeni i llojit fox terrier, u regjistrua nga "Guiness" si qeni më i vjetër që jeton ende. Ai është 22-vjeç dhe  jeton në Karolinën e Veriut në SHBA, e mbahet nga pronarët Bobby dhe Julie Gregory. Qenin e mirëpritën në familje në marsin e 2000-s, ndërsa një rekord i tillë ishte shënuar vetëm në vitin 1939, ku një qen kishte […]

today20/06/2022

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


0%