Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Britania e Madhe ka rënë dakord me nëntë vende evropiane për krijimin e një force të unifikuar detare, e cila synon të forcojë sigurinë në Atlantikun e Veriut dhe të përballet me kërcënimet e mundshme nga Rusia.
Sipas kreut të Marinës Mbretërore britanike, Gjeneralit Gwyn Jenkins, Rusia mbetet “kërcënimi më serioz për sigurinë”, pavarësisht tensioneve globale dhe krizave të tjera ndërkombëtare. Ai theksoi se aktiviteti detar rus në ujërat pranë Britanisë është rritur ndjeshëm në vitet e fundit.
The Guardian shkruan se në këtë forcë nuk përfshihen Shtetet e Bashkuara, presidenti i të cilave, Donald Trump, ka kritikuar disa herë Mbretërinë e Bashkuar për mungesë mbështetjeje aktive në bombardimet ndaj Iranit, duke i quajtur në një rast aeroplanmbajtëset e Marinës Mbretërore “lodra”.
Bashkëpunimi ushtarak mes SHBA-ve dhe Britanisë është në një nivel të ulët, me dallime mes dy vendeve mbi situatën në ngushticën e Hormuzit. SHBA-të kanë kërkuar ndihmë për të siguruar kontrollin e saj dhe ka kritikuar diskutimet britanike dhe franceze për krijimin e patrullave mbrojtëse pas luftës, duke i quajtur ato “qesharake”.
JEF përfshin Holandën, pesë vendet nordike dhe tre shtetet baltike, me Britaninë si anëtaren më të madhe ushtarake. Kanadaja po shqyrton gjithashtu anëtarësimin, ndërsa disa vende të NATO-s po përshtatin reagimin e tyre ndaj rritjes së agresionit rus.
Më herët këtë muaj, Britania deklaroi se nëndetëse spiune ruse janë gjurmuar duke kryer mbikëqyrje të fshehtë të infrastrukturës nënujore rreth ishullit.
“Kërcënimet ruse në ujërat tona janë rritur me gati një të tretën në dy vitet e fundit,” tha kreu i marinës britanike, duke shtuar se Britania e konsideron veten me një “kufi detar të hapur me Rusinë në veri”.
Qëllimi i forcës së re detare, e cila mund të komandohet nga selia ushtarake në Northwood, në veriperëndim të Londrës, është që vendet pjesëmarrëse të trajnohen dhe përgatiten së bashku.
Ajo gjithashtu synon të jetë “e gatshme për luftë menjëherë nëse kërkohet, me kapacitete reale, plane reale dhe integrim të plotë”, tha Jenkins, megjithëse marina ka pasur vështirësi në vendosjen e anijeve luftarake në fillim të krizës në Iran.
Jenkins tha se kriza në Lindjen e Mesme ka vënë marinën në qendër të vëmendjes: “A ishim të përgatitur mjaftueshëm? A mund të luftojmë sot dhe, nëse po, me çfarë?”, duke shtuar se ekziston një plan i përgjithshëm veprimi.
Problemet me gatishmërinë në fillim të luftës lidhen me mungesën e investimeve dhe shkurtimet e mëparshme në industrinë e ndërtimit të anijeve.
Si pjesë e modernizimit, Britania planifikon përdorimin e anijeve pa ekuipazh (dronë detarë) që do të shoqërojnë flotën ushtarake në vitet e ardhshme për të rritur kapacitetet mbrojtëse me kosto më të ulët. Përveç kësaj, po shqyrton edhe masa më të ashpra ndaj anijeve të lidhura me Rusinë që transportojnë naftë nën sanksione, ndonëse deri tani nuk janë ndërmarrë sekuestrime të tilla në shkallë të gjerë.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)