play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Aktualitet

1118 Results / Page 12 of 125

Aktualitet

28 Nëntor, Shqipëria feston sot 113-vjetorin e shpalljes së pavarësisë

Shqipëria feston sot 113-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë. 28 Nëntori për të gjithë shqiptarët kudo ndodhen njihet si Dita e Flamurit. Me aktin e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, Kryetari i Qeverisë së Përkohshme, Ismail Qemali njoftoi gjashtë Fuqitë e Mëdha: Anglinë, Italinë, Austro-Hungarinë, Francën, Gjermaninë dhe Rusinë. Po ashtu, u njoftuan edhe shtetet ballkanike: Rumania, Mali i Zi, Serbia, Bullgaria, Greqia e Turqia, duke u kërkuar njohjen e pavarësisë, […]

today28/11/2025

Aktualitet

“Kërcënim për rendin publik”/ Greqia shpall non grata gazetarin Artan Hoxha

Gazetari Artan Hoxha është shpallur në non grata nga autoritetet greke Gazetari investigativ  është cilësuar si i “padëshirueshëm” dhe kërcënim për rendin publik, dhe ndalohet të hyjë në territorin grek. Ditën e djeshme, gazetari Hoxha është ndaluar nga policia greke e kufirit në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës. Në sportelin e policisë kufitare, ku kryhet kontrolli i pasaportave për qytetarët që hyjnë në territorin grek, gazetarit Hoxha, i është […]

today24/11/2025

Aktualitet

Afera me tunelin e Llogarasë/ GJKKO pezullon nga detyra Belinda Ballukun, i bllokon edhe pasaportën

Gjykata e Posaçme AntiKorrupsion (GJKKO) ka pezulluar sot, 20 nëntor, nga detyra zv.kryeministren e vendit e njëkohësisht Ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku. Është caktuar dhe “ndalim i daljes së saj jashtë vendit”. vendimi është dhënë nga gjyqtari Erjon Çela, ndërsa masën e ka kërkuar prokurori Dritan Prençi. Ligji parashikon që seanca për komunikimin e masave të sigurisë, të zhvillohet brenda 5 ditëve, që nga shpallja e vendimit. Megjithatë […]

today20/11/2025

Aktualitet

Priten reshje e shtrëngata, punonjës të Ministrisë së Mbrojtjes dalin në terren

Sot, më 18 nëntor 2025, pritet që pjesa më e madhe e vendit të përfshihet nga moti i keq. Punonjës të Ministrisë së Mbrojtjes kanë dalë në terren. Ministri Pirro Vengu ka shpërndarë pamjet e punonjësve të Ministrisë së Mbrojtjes, të cilët janë gati të përballojnë kushtet e këqija të motit, duke iu ardhur në ndihmë qytetarëve “Gjithmonë gati. Foto e orëve të vona me personelin e stacionuar në Regjimentin […]

today18/11/2025

Aktualitet

Opozita protestë sot në orën 18:00/ Blindohen dyert e kryeministrisë, policia: Akset rrugore që do të bllokohen

Policia e Tiranës ka njoftuar masat e ndërmarra për protestën që do të mbajë sot Partia Demokratike përpara kryeministrisë. Përfaqësues të subjektit politik Partia Demokratike e Shqipërisë kanë njoftuar Policinë e Tiranës, për zhvillimin e një tubimi ditën e sotme, nga ora 18:00 deri në orën 20:00, para Kryeministrisë. Në bazë dhe në zbatimit të ligjit “Për tubimet”, Policia e Tiranës ka ndërmarrë të gjitha masat me qëllim garantimin e […]

today17/11/2025

Aktualitet

Moti i keq në Shqipëri, Ministria e Mbrojtjes bën thirrje për kujdes të shtuar

Ministria e Mbrojtjes, përmes Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, sot më 16 nëntor 2025, ka paralajmëruar për një situatë të rënduar meteorologjike gjatë javës, duke theksuar se “priten reshje me intensitet të lartë në të gjitha qarqet e vendit, të shoqëruara me shtrëngata dhe në disa zona me dëborë”. Sipas IGJEO dhe SHMU, dita e hënë, 17 nëntor do të sjellë reshje mesatare deri intensive në Shkodër, Lezhë dhe Vlorë, […]

today17/11/2025

Aktualitet

Shqipëria ngre kompleksin më të madh stërvitor për Forcat e Armatosura, do të akomodojë 1200 trupa

Në Bizë-Pajeti po ndërtohet kompleksi i ri stërvitor sipas modeleve të NATO-s i cili do të akomodojë deri në 1200 trupa dhe do të ofrojë kushte bashkëkohore për stërvitjen e personelit. Ky investim i ri, sipas ministrit të Mbrojtjes Pirro Vengu e “shndërron Bizën në një poligon ndërkombëtar të dedikuar të stërvitjes së Forcave të Armatosura dhe një hap konkret që dëshmon se investimet për rritjen e gatishmërisë, aftësive dhe standardeve janë përparësi […]

today13/11/2025

Aktualitet

Panairi i 28-të i Librit në Tiranë nis sot në Pallatin e Kongreseve

Edicioni i 28-të i Panairit të Librit 2025, do të hapet nga sot e deri më 16 nëntor në Pallatin e Kongreseve në Tiranë. Ceremonia e hapjes fillon në orën 11:00, ku në stendat shumëngjyrëshe të këtij panairi do të prezantohen botime të reja, takime me autorë, aktivitete për fëmijë, ndarje të çmimeve dhe shumë aktivitete të tjera. Në këtë edicion, përgjatë pesë ditëve do të zhvillohen rreth 15 intervista […]

today12/11/2025

Aktualitet

Qendra Multifunksionale e Parkut të Vjosës/ Një dritare e re drejt lumit të fundit të egër në Europë

 Kryeministri i vendit, Edi Rama, thotë se në Tepelenë po merr formë Qendra Multifunksionale e Parkut Kombëtar të Vjosës. Sipas Ramës, qendra do të jetë një hapësirë e veçantë që do të bashkojë shkencën, edukimin dhe turizmin e qëndrueshëm, duke e bërë Parkun Kombëtar të Vjosës një model të bashkëjetesës midis njeriut dhe natyrës. Projekti parashikon ndërtimin e ambienteve për studiues dhe laboratorëve kërkimorë, një muze natyror me informacion shkencor […]

today11/11/2025