Meta kthen në Kuvend Marrëveshjen për Administrimin e Parkut të Butrintit
Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka rikthyer për rishqyrtim në Kuvend, marrëveshjen për administrimin e Parkut të Butrintit. Sipas Metës, kjo marrëveshje cënon dispozita konkrete të Kushtetutës dhe parimet kushtetuese të shtetit të së drejtës. Në arsyetimin e Kreut të Shtetit, thuhet se procedura e ndjekur nuk ka garantuar një proces të gjerë e të thelluar të konsultimit me publikun, dhe nuk është siguruar mendimi i ekspertizës së pavarur vendase. […]