Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Një lajm i hidhur ka tronditur botën e filmit dhe jo vetëm, aktori i njohur nga Zelanda e Re, Sam Neill, është ndarë nga jeta në moshën 78-vjeçare. Lajmi u bë i ditur nga familja e tij përmes një njoftimi në rrjetet sociale, ku u tha se ai u shua më 13 korrik në Sidnei, i rrethuar nga të afërmit.
Shkaku i vdekjes nuk është bërë publik. Vetëm pak kohë më parë, Neill kishte bërë të ditur se ishte në remision pas betejës me limfomën angioimunoblastike të qelizave T, një formë e rrallë e kancerit të gjakut, me të cilën u diagnostikua në vitin 2022.
Me një karrierë që zgjati më shumë se pesë dekada, Sam Neill u bë i njohur në mbarë botën falë roleve të tij në filma të suksesshëm si “Jurassic Park”, “The Piano”, “The Hunt for Red October”, “Peaky Blinders” dhe shumë prodhime të tjera, duke numëruar mbi 150 role në film dhe televizion.







Lajmi për ndarjen e tij nga jeta ka sjellë reagime të shumta nga bota e artit dhe politikës. Kryeministrat e Zelandës së Re dhe Australisë, si edhe kolegë e miq të aktorit, e kanë vlerësuar Neill si një ikonë të kinemasë, duke theksuar talentin, humorin dhe kontributin e tij të jashtëzakonshëm në industrinë e filmit.

Sam Neill lë pas katër fëmijë dhe tetë nipër e mbesa, ndërsa trashëgimia e tij artistike do të mbetet një nga më të rëndësishmet në historinë e kinemasë.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)