Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
“Adidas” ka prezantuar kufjet “RPT-02 SOL” me bluetooth, që përdorin energjinë diellore për mbushjen e baterive.
Pajisjet solare nuk janë risi, prodhohen nga shumë kompani, por kufjet solare janë diçka e rrallë.
“Adidas” prezantoi “RPT-02 SOL” që lidhen me pajisjen përmes bluetooth, dhe që kanë të integruar qelizat solare të “Exegerov Powerfoyl”.

Vetë kufjet janë të prodhuara nga plastika e ricikluar, dhe ofrojnë 80 orë “rezervë” të baterisë edhe kur ndodheni në ambient të errët dhe nuk janë të ekspozuara në rrezet e diellit.
Kufjet janë rezistente ndaj ujit me standardin IPX4, kanë mikrofon si dhe portën C për mbushje. Çmimi i tyre është 230 $.

Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)