Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today20/01/2022
Top-shkencëtari në Glaxo, Smith Kline, do të largohet nga gjiganti farmaceutik për të ndihmuar një start-up të themeluar nga një grup i miliarderëve që janë në kërkim të pavdekshmërisë, shkruan “Daily Mail”. Hal Barron 59-vjeçar do të ndërrojë anë për të punuar te Altos Labs në Silicon Valley. Ky start-up është i fokusuar në teknologji anti-plakje.
Në mesin e miliarderëve në këtë start-up është themeluesi i Amazonit, Jeff Bezos, rusi Yuri Milner. Ata e kanë themeluar këtë firmë të bioteknologjisë me synim të zbulojnë mënyra për të ndaluar plakjen.
Barron do të jetë shef-ekzekutiv në Altos Labs nga Gushti. Kompania ka pranuar 3 miliardë dollarë në financim këtë javë dhe është duke rekrutuar shkencëtarë nëpër botë për të eksploruar mënyra për të përmbysur procesin e plakjes.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)