Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Për herë të parë, ish-kryeministri Sali Berisha ka zbuluar hapat që do ndërmerren nga ai pas protestës tek selia e PD-së, duke lënë të kuptohet se strategjia ka ndryshuar. Teksa të hënën pritet të rikthehet në Kuvend, Berisha theksoi se tashmë aksioni i tij politik do të bazohet në dy lloje takimesh, për të përgatitur terrenin për protesta masive dhe tryeza të rrumbullakëta për të marrë mendimin e qytetarëve.
“Foltorja u mbyll me Kuvendin. Tani do ketë takime. Takim të dy llojesh. Për largimin e narko shtetit dhe për protesta të fuqishme. Për përgatitjen e terrenit. Nuk mund të pajtohet ky popull me kufoma politike që u vjen era në të gjithë Europën. Do ketë tryeza të rrumbullakëta ku do elaborohen mendime. Për fusha dhe probleme të ndryshme . Veprimtari multi dimensinale. Pa asnjë lloj dyshimi Selia do i kthehet PD” tha Berisha.
Ndërkohë Berisha ka pasur edhe një përgjigje për Escobar, pasi ky i fundit dënoi dhunën e ushtruar nga mbështetësit e Berishës më 8 janar.
“Shpreh keqardhje të madhe. Se në vizitën e parë unë thash që shqiptarët janë një komb i vjetër dhe në ato elementë të tyre. Shqiptarëve është vendi me numrin më të vogël të kukullave në rajon. I kërkova të mos merret me kukulla. Mos mendoni që me deklaratën, do e ndihmonte. Por jo vetëm që nuk ndikoi në kuvend por shënoi një rekord të paparë. Tani përsëri thotë që unë punoj mirë, por i them tani si mund të punohet mirë me një njeri që merr vrasës e banditë brenda për të mbrojtur. Ju duhet të informoheni i them para. Por unë e ftoj Escobar që çdo dokument të shkojë në gjykatë apo ta sjelli tek shqiptarët.
Ajo që është e rëndë dhe mendoj që duhet të rishqyrtohet. Të mbështetësh Bashën , jo vetëm që mbështet një kufomë politike, por është me keq se kjo. Është përçmim dhe shkelmim mbi politikanët e ri shqiptar. Se nuk lufton Sali Berishën duke mbështetur Bashën. Ata që e mendojnë këtë nuk i bëjnë llogaritë mirë. Por ky politikan është njeriu më i degraduar i politikës shqiptare. Jo nuk janë të tillë politikanët shqiptarë “ tha Berisha.
Nga ana tjetër kreu i PD-së, Lulzim Basha të shtunën në orën 16.30, do të mbledhë Këshilli Kombëtar në seli për të analizuar protestën por edhe për të miratuar një rregullore të brendshme të funksionit të Këshillit. Pika e tretë e diskutimeve është ajo për planin e organizimit të partisë dhe ndarja e detyrave për anëtarët e Këshillit Kombëtar.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)