Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Kandidati i së majtës radikale në Francë, Jean-Luc Mélenchon, ka shënuar rritje të ndjeshme në mbështetjen elektorale, duke fituar pesë pikë përqindjeje brenda një muaji në një skenar të mundshëm përballjeje në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale me lideren e së djathtës ekstreme, Marine Le Pen.
Sipas një sondazhi, Le Pen vijon të kryesojë bindshëm me 65% të mbështetjes, kundrejt 35% për Mélenchon.
Mélenchon konsiderohet aktualisht një nga kandidatët më të mundshëm për t’u përballur me Le Pen në raundin e dytë, megjithëse sondazhet tregojnë se kjo e fundit mbetet favorite për të fituar.
Ndërkohë, ministri i Drejtësisë, deklaroi javën e kaluar se Mélenchon mund ta mposhtë Le Pen në një përballje të drejtpërdrejtë, ndërsa liderja e te Gjelbërve, Marine Tondelier, la të hapur mundësinë e mbështetjes së tij.
Gara presidenciale në Francë mund të bëhet më konkurruese, ndonëse diferenca në sondazhe mbetet ende e konsiderueshme në favor të Le Pen.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)