Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
today24/11/2026
Dy burra janë arrestuar si të dyshuar për vjedhje në shtëpinë e Princit dhe Princeshës së Uellsit në pronën Sandrigham, në Mbretërinë e Bashkuar.
Policia u njoftua pak para orës 18:00 të pasdites të së hënës, pas një denoncimi për “aktivitet të dyshimtë”. Mediat britanike raportojnë se prona ishte Anmer Hall, të cilën Princi William, gruaja e tij Catherine dhe tre fëmijët e tyre, e përdorin herë pas here “shtëpi pushimesh”.
Policia shtoi se dy burra u arrestuan në pronë, me dyshimin për vjedhje dhe shkelje të pronës, duke mbetur kështu në paraburgim. Thuhet se shtëpia që ra “pre” e vjedhjes ka qenë e pabanuar kur ndodhi incidenti.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)